Administrata publike këtë fundvit nuk do të organizojë asnjë drekë apo darkë festive me paratë e buxhetit të shtetit. Është ky urdhri i fundit i publikuar nga agjencia e prokurimeve publike i cili ndalon institucionet të hapin tendera për këto aktivitete.
Autoritetet kontraktore duhet të mbajnë në konsideratë mirëpërdorimin e fondeve publike si një ndër parimet kryesore të legjislacionit të prokurimit publik me qëllim plotësimin e nevojave konkrete të tyre dhe uljen e shpenzimeve procedurale.
Agjencia e Prokurimeve Publike sjell në vëmendje të autoriteteve kontraktore që të mos shpallin procedura prokurimi me fonde nga buxheti i shtetit të cilat kanë si objekt prokurimi dreka/darka festive.