Këngëtarja Adelina Tahiri prej vitesh ka një marrëdhënie të konsoliduar me bashkëshortin e saj, Serjoza Markov.
Por që nga momentet e para te lidhjes me 54-vjeçarin, perveç komenteve te mira, nuk kanë munguar as ato negativet, madje për të mos thënë që këto te fundit kanë dominuar përkundrejt atyre të parave.
E gjitha kjo për shkak të diferencës në moshe që Adelina ka me bashkëshortin dhe shpesh ështe perballur me komente te tipit “shumë plak e ke burrin”.
E nervozuar nga këto komente ajo deklaroi: “Nuk e kuptoj tipin e këtyre njerëzve! Realisht nuk meritojnë vëmendje. Po duhet ta them: Po të ishte martesa sikur zgjedhjet apo partitë, do ju kuptoja plotësisht! Nuk e martova për t’i pëlqyer dikujt burri im! U martova se e deshta! Shumë e thjesht. Pse juve duhet t’ju pëlqejë burri im, s’e kuptoj!”.
Por, me komentet negative të shqiptarëve Adelinës nuk i del inati dhe ndonjeherë zgjedh dhe ajo t’i thumbojë e para. Së fundmi në rrjet ka qarkulluar një deklaratë ngacmuese e saj ku është shprehur: “E mora burrin maqedonas sepse shqiptarët janë të prapambetur”.
E me këtë deklaratë ështe e pritshme që Adelina ta ketë ‘punën pisk’ me komentuesit, sepse shqiptarët në rastet kur i ofendojnë, nuk të kursehen, por ta kthejnë me të njëjtën monedhë.