Federate Shqiptare e Futbollit ka dështuar totalisht më investimin e saj tek tapeti i stadiumit “Air Albania”.
Ky institucion që shpenzuar miliona euro për të kryer një tap fushe si të të gjithë stadiumeve europiane, duket se ka abuzuar totalisht në këtë investim të saj, pasi gjëndja e fushës është skandaloze.
Siç shihet dhe në fotot e kryera ditën e djeshme në sfidën kundër Kazakistanit nga fotografi Gent Shkullaku, fusha e stadiumit “Air Albania” është e ngjashme me fushat e Kategorisë së dytë në Shqipëri.
Kujtojmë që ndërtimi i “Air Albania” ka kushtuar plot 75 milion euro dhe në investimin e vetëm që FSHF-ja ka kryer në këtë impiant, rezultati është i qartë.
Siç duket më shumë kanë mendur se si të abuzojnë me paratë, se sa t’i dhurojnë Shqipërisë një fushë dinjitoze. (TemA)