Ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka dëshmuar në Prokurorinë e Tiranës në lidhje me dosjen e abuzimit me tenderat në këtë institucion në kohën kur ai ishte ministër.
Kujtojmë se disa javë më parë, u vunë nën masë sigurie, 11 zyrtarë të Ministrisë së Drejtësisë, pasi dyshimeve për abuzim me 5 tenderë të dhënë në periudhën 2016-2017.
Tenderi i byrzylykëve
Pas skandalit të zbuluar të byzylykët elektronikë që mbajnë të dënuarit me arrest shtëpie ishin me defekt, firma përgjegjëse i dorëzon në Ministrinë e Drejtësisë.
Përfaqësuesit e firmës po dorëzojnë 300 byzylykë elektronikë, pasi tre të dënuar me arrest shtëpie kishin mundur të hiqnin këtë pajisje dhe të dilnin nga banesat.
Skandali ka plasur kur është zbuluar që tre të dënuar kanë arritur ta heqin këtë byzylyk nga këmba dhe të arratisen.
Ky është rast skandaloz dhe ka ndodhur në tenderin e tretë. Personi në fjalë ka tentuar ta këpusë. Sistemi nuk po funksiononte.
3 persona të dënuar kanë arritur të dalin nga sistemi, kanë arritur të arratisen dhe t’i shpëtojnë arrestit shtëpiak, ndërkohë që aparatura ka mbetur në shtëpinë e tyre.
Pra, këta tre persona që po flasim kanë arritur ta heqin nga këmba pa dhënë sinjal në serverin qendror.