Vetëm pak minuta më parë është bërë e ditur se policia ka arrestuar ish- jurstin e Ministrisë së Drejtësisë Lysien Ali.
Ai ishte në kërkim prej 5 ditësh dhe është pjesë e hetimit për abuzimet me tenderat tek Min.Drejtësisë.
Gjykata kishte vendosur ndaj tij masën e sigurimit personal të arrestit me burg, masë e ekzekutuar këtë të hënë nga efektivët e policisë.
Sipas policisë Lysien Ali është i akuzuar për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tenderë.