Nga Kimete Berisha
Ky është statusi më absurd që e kam lexuar në jetë:
Albin Kurti në Twitter:
‘Në këtë ditë hidhërimi ndërsa vajtojmë për humbjen e jetëve nga aksidenti tragjik në Kroaci, zemrat tona janë lehtësuar nga suksesi i kampiones sonë…’
E shihni çfarë mendon ky për zinë dhe se sa lehtë pajtohet ky me vdekjen e huaj.
Kurrë s’kam dëgjuar se hidhërimi për humbjen e jetëve zbutet me lojë!
Zemra nuk lehtësohet së paku pa hy dhimbja në dhé!
Por, e dhimbshme është se ‘dhimbja shtetërore’ aktrohet, se dhimbja e huaj mbetet dhimbja e huaj!
Kur të dhemb zemra përnjëmend-nuk bën gabime.
Të nevojitet kohë të pajtohesh me vdekjen e njerëzve t’u.
Vuajtja dhe zija janë proces i gjatë, i dhimbshëm dhe ngushëllimi vjen i fundit.
Sikur të shkonte dikush t’ua lehtësonte zemrat familjarëve të viktimave, duke u treguar se ka fituar medale një shqiptare në Japoni!
Absurd!
P.S. Fshije atë stuatus mos ta sheh kush se përveç absurd është edhe johuman edhe naiv.
Ka vakt- gëzohesh nesër për fitoren e Norës!
Kurrë s’është vonë për t’u gëzuar.
Veç vdekja nuk ndodh dy herë!