Mbajeni mend këtë emër… Ilirjana Olldashi, si sinonimi i padrejtësisë ose i drejtësisë që na shitet se ka ndryshuar.
Sot kjo kamikaze qesharake e veshur me pushtetin e gjyqtares, tregoj fytyrën e vërtetë të drejtësisë së rrejshme shqiptare.
Si mikeshë e Argita Berishës, ajo bëri atë që nuk ka guxuar të bëj askush… ndërroi masën e sigurisë së Jamarbër Malltezit, duke e trajtuar çështjen sikur Abi të kishte vjedhur një telefon, jo si i akuzuar sëbashku me vjehrrin e tij, si një hajdut milionash të qytetarëve shqiptarë, duke ja përplasur në fytyrë hetimin SPAK dhe ASPAK-ut.
Ishte gjyqtarja e GJKKO së Apelit, Ilirjana Olldashi, që caktoi masën “arrest me burg” për biznesmenin Enver Sheshi, duke e dënuar atë me vdekje, duke mos pranuar raportete shëndetësore të të ndaluarit, megjithëse i ndaluari e kishte kryer dënimin një herë për veprën penale që akuzohej.
Sheshi i kishte parashtruar shkaqet shëndetësore në GJKKO së Apelit, por ishte refuzuar nga Olldashi.
Enver Sheshi pësoi arrest kardiak në Burgun 313 në Tiranë, duke humbur jetën, vetëm se gjyqtarja kukull nuk zbaton ligjet duke justifikuar padrejtësinë si drejtësi me shkelje ligjore.
Çudia më e madhe, se biznesmeni Enver Sheshi ishte dënuar një herë për këtë akuzë, pra për evazion me inceneratorët, por u ri-arrestua për të njëjtën çështje, që është më tepër se një krim, nga kjo palo gjyqtare që kishte pranuar kërkesën e SPAK.
Enver Sheshi nuk ishte kriminel, nese akuzohej për evazion mund të gjykohej në gjendje të lirë dhe duke marrë specialistë të fushës dhe jo analfabet funksional që kanë mbushur BKH dhe SPAK.
Ndaj familjarët duhet ta padisin dallaverexhijen Olldashi, për një vepër të rëndë penale: Arrestimin dhe mbajtjen në burg të një qytetari që ka kryer një herë dënimin për rastin që akuzohej.
Po kush është gjyqtarja Ilirjana Olldashi?
Ilirjana Olldashi është gjyqtarja e cilësuar “si kamikaze e drejtësisë” për vendimet e dyshimta dhe të paligjshme që shpesh ka marrë.
Disa kohë më parë ajo ishte në qendër të një skandali që u publikua nga emisioni investigativ “Stop”, të cilët e akuzuan gjyqtaren e shumëpërfolur për shantazh dhe presion ndaj gazetarëve, të cilët denoncojnë skandalet qeveritare dhe personave të lidhur me pushtetin.
Me atë rast Olldashi thirri si dëshmitare gazetaren/bashkëpunëtoren e redaksisë, e cila denoncoi një rast korrupsioni të pedagogut të Mjekësisë, Besnik Faskaj.
Subjekti i investigimit është vëllai i zyrtarit të lartë policor, Idajet Faskaj dhe kunati i anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit (Vetingut), Alma Faskaj me origjin nga Fieri, nga vendi i origjinës së Olldashit, që siç duket i lidh një miqësi e hershme më ata dhe me çekiçin e drejtësisë bëjnë qoka, duke shkelur ligjin, pra duke bërë një krim të ri.
Drejtuesit e emisionit “Stop” e konsideruan kërkesën e Olldashit një lloj shantazhi e presioni ndaj gazetarëve, duke ia bërë të qartë gjyqtares, se provat ndaj Besnik Faskajt janë “me zë dhe figurë”, kur ai është kapur duke i marrë 150 euro një studenteje për t’i vendosur një notë kaluese dhe të mirë.
Ndërsa kalimi i vetingut është një katastrofë në vete me të dhënat e kësaj xhambazeje, e cila Alma Faskajn e kishte mikeshën e saj në komision./Ekskluzive.al