Vajza e kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha, Argita Malltezi, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme. Malltezi u paraqit e vetme në SPAK rreth orës 09:00 dhe pas komunikimit me gazetarët u fut brenda ambienteve të Prokurorisë së Posaçme.
“Jam thirrur në lidhje me çështjen 193 të vitit 2024, pasi të jap dëshminë time do të jap një deklaratë të plotë për ju”, tha për gazetarët Argita Malltezi.