osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

Abdylaqim (Kim) Mehmeti: Shqiptarët vlejnë më pak se delet, s’ja vlen të jesh as i mençur e as i ndershëm

Abdylaqim (Kim) Mehmeti: Shqiptarët vlejnë më pak se delet, s’ja vlen të jesh as i mençur e as i ndershëm

Analisti shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Abdylaqim Mehmeti, që ndryshe njihet me emrin Kim Mehmeti, shkruan se shqiptarët vlejnë më pak se delet.

Për këtë, sipas tij, fajin e kanë akadamikët e profesorët që heshtin.

“Nuk është gjithaq me rëndësi zënka mes burrështetasve shqiptarë dhe çka, për shembull, u thotë Kryeministri i Shqipërisë opozitarëve dhe Presidentit të vendit, siç nuk janë të rëndësishme as talljet e tij thuajse me mbarë shqiptarinë.

Nuk kanë rëndësi as thëniet e opozitarëve drejtuar Kryeministrit të shtetit amë, thuajse komunikojnë me një rrugaç të pandreqshëm!

E rëndësishme është heshtja e turpshme, poshtëruese dhe trishtuese e alamet akademikëve, krijuesve, profesorëve…, heshtja që e ndihmoi fuqizimin e hajdutëve dhe kriminelëve politikë, e të cilët e morën në duar fatin e shqiptarisë! Pra e rëndësishme është heshtja që shpalos kalbëzimin e vlerave tona, kalbëzim që shton plehun politik!

Dhe nëpër ‘Shqipëritë’ tona mbisundon heshtja sepse ne nuk guxojmë të flasim për partizimin që shkatërroi çdo gjë shqiptare, sepse ne jemi prindërit që fëmijëve tanë u ndërtuam shoqëri ku një dele kushton qindra euro, e një votues vetëm dhjetëra, ku deputeti shitet e blihet për miliona euro, e votuesit e tij për një thes me miell.

Dhe në shoqëritë e tillë flitet për ‘destruktivitetin ‘ e feve, por jo për ‘talibanët’ tanë partiakë që e varfëruan popullin, që e detyruan rininë tonë të degdiset nëpër botë, ku në numër të madh ajo rini deshqiptarizohet e kriminalizohet.

Po pra, ne heshtim sepse kemi frik ta themi të vërteton se radikalizmi dhe banditizmi partiak janë ato që ‘Shqipëritë’ tona i bënë ‘xhungla’, ku nuk ia vlen të jesh as i mençur e as i ndershëm, ngaqë fatin ta përcaktojnë qeveritarë e burrështetas që e dinë se, kur e ke mik dhe këshilltar cubin e fshatit, nuk ke pse druan nga të ndershmit dhe mendimtarët e katundit”, shkruan Abdylaqim Mehmeti.