osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A u ndihmua Gruevski nga mbështetësit e Moskës në Tiranë? Mediat e huaja dyshime se pas arratisjes së tij në Hungari fshihet Rusia

A u ndihmua Gruevski nga mbështetësit e Moskës në Tiranë? Mediat e huaja dyshime se pas arratisjes së tij në Hungari fshihet Rusia

Mediat ndërkombëtare kanë hedhur dyshime se pas largimit të ish-kryeministri maqedonas Nikola Gruevski në Hungari fshihet Rusia. Po ashtu kanë dalë në dritë dhe disa informacione mbi itinerarin që mund të ketë ndjekur ai për të përfunduar në Hungari.

Dyshimet janë se Gruevski ka hyrë në territorin shqiptar përmes doganës së Bllatës dhe më pas është paraqitur në ambasadën hungareze në vendin tonë.

Por për Gabor Dori, nga Instituti për Zgjidhje Politike në Budapest, Hungaria pranoi azilin e Gruevskit për shkak të presionit rus. “Arsyeja e vendimit për të lejuar hyrjen e Gruevskit në Hungari nuk korrespondon me politikën dhe ligjet zyrtare të refugjatëve në Hungari.

Ata kanë qëndrime hipokrite dhe e zbatojnë këtë politikë vetëm në rastet kur qeveria vlerëson ashtu dhe në bazë të marrëdhënieve personale të kryeministrit me personin në fjalë”, tha analisti për Radio Nacionale Bullgare. Por kjo deklaratë e tij ngre shumë pikëpyetje për kalimin e Gruevskit në vendin tonë. A u ndihmua ai nga politikanët shqiptarë që mbështesin Rusinë?

Gazeta e ka deklaruar se në vend ka pushtetarë që kanë mbështetjen e Moskës dhe si për ironi ata kanë pasur marrëdhënie të mira dhe me Gruevskin. Madje mediat e huaja dje hodhën idenë se Gruevski është arratisur nga Hungari dhe destinacioni i tij final mund të jetë Rusia.

Kjo ngre dyshime nëse dhe në vendin tonë ai ka gjetur mbështetje të eksponentëve të caktuar. Gruevski kaloi pa u marrë vesh fare. Ishin mediat serbe ato që zbardhën të vërtetën, pasi autoritetet tona nuk kishin asnjë dijeni. Dyshimet janë se ka qenë një dorë e fortë që është kujdesur për gjithçka. Megjithatë mbetet të shihet se çfarë do zbulohet, pasi policia ka nisur një hetim për të parë se kush është përfshirë.

Gruevski drejt Rusisë

Ndonëse pak ditë më parë njoftoi përmes një postimi në Facebook se ndodhej në Hungari për të kërkuar azil politik, mediat bullgare shkruajnë se ish kryeministri i Maqedonisë Nikola Gruevski është larguar edhe nga Budapesti. Agjencia bullgare e lajmeve, ‘Fokus’ duke iu referuar burmimeve nga VMRO-DPMNE në Shkup shkruan se Gruevski është larguar nga Hungaria, ndërsa si destinacion të mundshëm përmend Turqinë ose Rusinë.

Sakaq, mediat hungareze shkruajnë se Nikolla Gruevski është arratisur të mërkurën, me aeroplanin e oligarkut të afërt me kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban. Qeveria e Hungarisë, përmes një njoftimi ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet se ka ndihmuar ish-kryeministrit Nikolla Gruevski për t’u arratisur nga Maqedonia. Qeveria hungareze nuk ka dhënë asnjë koment lidhur me informacionet, ku thuhet se diplomatët hungarezë e kanë ndihmuar Gruevskin të kalojë nëpër tre shtete. Ish kryeministri maqedonas është dënuar në vendin e tij me 2 vite burg për shpërdorim detyre, ndërsa është shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Reagon Mali i Zi

Ministria e Brendshme e Malit të Zi ka reaguar lidhur me informacionin që Nikola Gruevski ka hyrë në këtë vend apo jo. “Lidhur me akuzat e publikuara në media, si dhe interesin e tyre në këtë çështje, që kanë të bëjnë me atë që nëse ish-kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski hyri në Mal të Zi më 11 nëntor 2018, e vërteta është kështu. Nikola u largua nga Mali i Zi ditën që hyri në vendin tonë. Kemi respektuar plotësisht procedurat ligjore”, thuhej në deklaratë. Deklarata nuk përmban detaje të tjera lidhur me kalimin kufitar të Gruevskit.