osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A u ndërtua me parat e popullit pallati 13 milion euro në Vlorë?! Ja si i grabiti shqiptarët nëpërmjet Vefës me anë të vjerrit, Lulzim Basha!

A u ndërtua me parat e popullit pallati 13 milion euro në Vlorë?! Ja si i grabiti shqiptarët nëpërmjet Vefës me anë të vjerrit, Lulzim Basha!

Vjehrri i Lulzim Bashës, rezulton të jetë një nga personat me status të dyshimtë pranë firmës piramidale VEFA. Dokumentet e gjetura në dosjet e kompanisë vërtetojnë se, përveçse një nga drejtuesit e kompanisë së Vehbi Alimuçajt në Tiranë, Xhafer Isufi ishte edhe një nga klientët e kompanisë.
Xhafer dhe Xhane Isufi, vjehrri dhe vjehrra e Bashë, kanë punuar të dy si nëpunës të Alimuçajt, në degën e Tiranës dhe pranë arkës së kreditit. Një nga misteret më të mëdha të kompanisë VEFA, është zhdukja në mënyrë misterioze e shumave të konsiderueshme të cilat nuk dihet se ku kanë përfunduar.

Kontrata “speciale”
Imazh

Një nga kontratat e Xhafer Isufit me kompaninë VEFA, në të cilën ishte i punësuar, është ajo me kod HBU, nr. kartele 7424 dhe me kontratë të tipit 6M8J. Sipas kësaj kontrate, Xhafer Isufi ka derdhur në arkat e kompanisë VEFA 200 mijë lekë të reja si kapital dhe ka tërhequr më pas 3.517.270 lekë.
Plot 17,5 herë më shumë se sa ka derdhur. Sado të ketë qenë përqindja e interesit që ka përfituar Isufi nga Vehbi Alimuçaj, nuk ka logjikë të shpjegojë se si kapitali është rritur me 17,5 herë ose, e shprehur kjo në përqindje, 1750% të vlerës së investuar.
Nga ish-drejtues të filialeve të kompanisë VEFA mësuam se persona të veçantë brenda kompanisë gëzonin të drejtën e normave më të larta të fitimit, në raport me qytetarët e thjeshtë. Në këtë rang bënin pjesë edhe drejtuesit e filialeve, por ata kishin të drejtën e përfitimit rreth 2% më shumë se qytetarët e tjerë, por në asnjë rast nuk mund të arrihet në të tilla përqindje.
“Vetëm Vehbi Alimuçaj mund të autorizonte tërheqje të tilla parash, jashtë logjikës me të cilën funksiononte kompania. Arsyet i di vetëm Alimuçaj dhe ai që ka tërhequr, por gjithsesi e them me siguri se një kontratë me norma të tilla interesi nuk ekziston dhe një tërheqje e tillë është e pajustifikueshme”, shpjegon ish-funksionari i lartë i kompanisë.
Nga dokumenti që po i paraqesim lexuesit, dallohet qartë se gjithë qytetarët e tjerë kishin një tip kontrate, të përcaktuar se 6M5J, ndërsa emri i vetëm që ka një tip kontrate 6M8J është ai i Xhafer Isufit. Gjithashtu, e njëjta listë tregon se qytetarët e tjerë kanë marrë vlera parash të përafërta ose deri në dyfishin e kapitalit të investuar.
Një rast i vetëm është ai i një pagese që arrin në 5-fishin e kapitalit, ndërsa rasti i Xhafer Isufit është i pakrahasueshëm, plot 17 herë e gjysmë më shumë se sa ka investuar. Atëherë çfarë ishte realisht Xhafer Isufi brenda kompanisë VEFA?
Nga verifikimi i kodit te të gjithë emrave të shënuar në këtë listë pagesash, rezulton se kodi i tyre përfaqëson thjesht inicialet e emrit dhe mbiemrit, një verifikim që lexuesi mund ta bëjë lehtësisht. Ndërsa në kartelën me numër 7424 kodi është HBU. Kush është ky person që ka depozituar këtë sasi parash në emrin e Xhafer Isufit dhe më pas ka tërheqyr 17,5 herë më shumë se kapitali?
Dyshimet janë edhe më të mëdha teksa verifikohet se në depozitën e Xhafer Isufit në Dollarë, e cila është e regjistruar në të njëjtën kartelë, atë me numër 7424, kodi i tij është XHIS, pra korrespondon me emrin e tij.
Në fund të fundit, a ka patur persona të tjerë që kanë depozituar shuma minimale dhe kanë tërhequr sasi të mëdha në emrin e Xhafer Isufit?

Tërheqja “speciale”
Pas sekuestrimit të pasurive të firmave piramidale dhe ngrirjes së depozitave të tyre bankare, disa prej kreditorëve arritën të merrnin para nga bosët e dikurshëm. Likuidimi i tyre u konsiderua i jashtëligjshëm nga grupi i mbikëqyrjes, i kryesuar atëherë nga Fahrudin Arapi.
Të gjithë kreditorët që morën para pas ngrirjes së llogarive bankare hynë në listën e debitorëve ndaj shtetit, i cili filloi të administronte pasuritë e sekuestruara. Një nga këta kreditorë ishte edhe Xhafer Isufi.
Nga lista e veprimeve të arkës së kreditit, verifikohet se në datën 1 maj të vitit 1997, ndërsa llogaritë bankare të kompanisë VEFA ishin të ngrira, së bashku me disa qytetarë të tjerë, Xhafer Isufi ka tërhequr shumën prej 3.517.270 lekësh, të regjistruara në kontratën e tipit 6M8J me kod HBU dhe nr. kartele 7424.
Një nga ish-drejtuesit e kompanisë VEFA sqaroi për gazetën “Shekulli” se dokumenti që disponon redaksia vërteton pagesat e kryera deri ne ditën dhe orën kur është printuar, pra deri në 1 maj 1997, ora 09.55. Kjo nuk është domosdoshmërisht dita kur është bërë likuidimi, por ai nuk është bërë në një periudhë të largët nga dita e printimit, një periudhë që normalisht nuk është më shumë se 1 muaj.
“Gjithsesi janë kryer pasi janë ngrirë llogaritë bankare të kompanisë”, sqaroi ish funksionari.
Komisioni “Arapi”

Misteri i parave të tërhequra ndërsa kompania ishte nën sekuestro ka edhe pika të tjera të errëta. Burime nga grupi i mbikëqyrjes së kompanisë VEFA kanë bërë të ditur se, ndërsa gjithë qytetarët që kanë tërhequr paratë jashtë afatit ligjor figurojnë në listën e debitorëve ndaj shtetit, emri i Xhafer Isufit nuk ndodhet në këtë listë.
Një arsye më shumë për të dyshuar se pas ardhjes në pushtet të qeverisë ku anëtar kabineti ishte dhëndri, Lulzim Basha, nga ky komision “i transparencës” mund të jenë zhdukur shumë dokumente, sikurse u zhdukën paratë e Vehbi Alimuçajt.

vijon…