Sot Sali Berisha me të vërtetë ishte zgjuar më i fortë se ditën e lindjes së rreme, sepse kishte parë një ëndër sikur ishte bërë me flatra si Feniksi, me megjithëse ishte i bindur se ishte bërë hi në politik.
Madje i doli dhe Monika në ëndërra jo se e kishte marrë malli me që kishin kohë pa u parë, por i’u kujtua se ajo e njihte mirë Feniksin dhe e kishte bindur se vështrimi i Feniksit cilësohej si një shenjë e mirë se në fron ishte “ngjitur” një udhëheqës i mençur dhe se kishte nisur një epokë e re.
Ndaj u veshi e u ngjeshi me shpata dhe parzmore dhe e vuri veten në krye të vendit, në karrigen e të parit të qeverisë, me Mulin në krahë Kryetar Kuvendi me Bardhin Ministër i emigracionit dhe barazisë gjinore dhe Vokshin zv. kryeministr dhe ministre e jashtme që do shpallte non grata çdo ambasador amerikan që nuk do pranonte të shkelte në derën e Berishës.
Madje vazhdoi të ëndërroi edhe me sy hapur kur hyri në sallën e parlamentit dhe morën karriget dhe u ulën serbes sipas ëndrrës kur Muli sapo kishte ndezur çakmakun sepse… u fikën dritat.
Por Saliu nuk u zgjua aq lehtë sepse nuk mund ta besonte se ishte përsëri në ëndërr dhe si gomari me ujkun i mbushte mendjen vetes…”mos qoftë e vërtetë u sajoftë”. Pasi filloi sokëllimat në Fb e kapën halucinacionet dhe kërcënoi ca deputetët, që i dukej se po e ndërprisnin, se do t’i nxirret jashtë duke marrë edhe postin që ëndrra i’a kishte dhënë Mulit
Kur ëndrra u kthye në zhgjëndërr Saliu dhe saliarët përmbysën karriget dhe vendin, ndërsa Mulit i’u fik çakmaku, por premtoi se nesër do vinte me pishtarë…për t’i vënë flakën Kuvendit, nëse nuk do i lejonin ta vazhdonin ëndrrën, të uleshin përsëri në ato karrige që kanë vite që i shohin me dylbi megjithse i kanë 2 metra larg./Ekskluzive.al