Policia e Sarandës, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Vlorë, kryen një operacion të bujshëm ditën e sotme në qytetin e Sarandës, ku u a.rrestuan 8 persona, të cilët dyshohen për t.rafik ndërkombëtar të d.rogës.
Mes tyre, ishte edhe Adrian Xhibro, mbrojtësi i cili aktivizohet me ekipin e Delvinës, në grupin B të Kategorisë së Dytë.
30-vjeçari Xhibro, bashkë me të a.rrestuarit e tjerë, janë dërguar në Polici dhe pritet t’u komunikohet a.rresti, dhe më pas pritet të dalin para Gjykatës që të njihen me masën e sigurisë.
Mbrojtësi Xhibro, ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli, dhe së fundmi tek Delvina.