Disa dhjetra banorë të zonës së “Astirit” protestojnë prej 16 ditësh, pasi banesat e tyre do të prishen për shkak të ndërimit të “Unazës së Madhe”.
Shumë prej tyre i kanë banesat pa leje dhe nuk mund të shpërblehen, ndaj dhe nuk dihet se si do të zgjidhet kjo punë, pasi shteti iu ofron vetëm 3 vite qira dhe kredi të butë për të marrë shtëpi të re.
Atyre iu janë bashkuar edhe deputetët e Partisë Demokratike, por dhe ata të LSI-së.
Këtë të hënë protesta është acaruar dhe protestuesit i janë drejtuar një kaniteri ndërtimi, të një prej firmave private që ka fituar tenderin për ndërtimin e “Unazës së Madhe”.
Në vendngjarje kanë shkuar edhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, të cilët kanë parandaluar mësymjen e banorëve.
Por interesant është fakt, se në momentin kur banorët i janë drejtuar kantierit dhe po përplaseshin me policinë, deputeti i PD-së, djali i Fahri Balliut, iu ka bërë thirrje protestuesve të tërhiqen dhe të qetësohen.
Gjë që të lë të ngresh dyshime, për arsyet reale të deputetëve të opozitës në këtë protest.
Kujtojmë se një prej firmave që ka fituar tenderin për ndërtimin e “Unazës së Madhe”, është ortake e Lulzim Bashës dhe në kohën që ky i fundit drejtonte Bashkinë e Tiranës, ajo merrte shumicën e tenderave.
Dhe duket se deputetët e PD-së, po përdoren nga Lulzim Basha, pikërisht për të mbrojtur këtë kompani.
Të njëjtën gjë PD në fakt, bëri edhe me protestën e banorëve të Kukësit.
Edhe në atë rast dërguan Flamur Nokën, i cili një ditë para protestës, akuzoi kryeministrin Edi Rama se qendronte pas protestës së banorëve të Kukësit.
Kur protesta u bë e dhunshme, vajti Flamuri dhe e prishi atë./TemA