Ndeshja mes Kosovës dhe Zvicrës nuk ishte thjeshtë një sfidë futbolli. Shumë lojtarë me origjinë shqiptare kanë zgjedhur të luajnë për “Helvetët”.
Një prej tyre është edhe Granit Xhaka, me mesfushorin që doli dje në konferencë për shtyp para sfidës së të shtunës në “Fadil Vokrri” në orën 20.45.
Një gazetar shkaktoi të qeshura në konferencë, teksa pyeti Xhakën: “Trajneri tha që keni ardhur për fitore, por a po e zgjat dorën për një barazim?”.
Futbollisti shqiptar nuk ndali dot të qeshurën, sakaq tha: “Nuk ka përgjigje” dhe vazhdoi: Respektin dua t’i u kthej ju, ndjehem krenar që jam këtu. Nesër edhe pse jam me tjetër fanellë do t’ju bëj edhe juve të lumtur”.
Mirëpo, në fakt ndeshja përfundoi në barazim dhe një barazim i ëmbël në fund të ndeshjes dhe fjalët e Xhakës nuk duhet të merren për hajgare, përfundimi i takimit vërtetoi pa dashje pyetjen e gazetarit. /Ekskluzive.al
https://zebra.cdnja.co/v/px/pXrga.mp4?token=Le0NwUBrYsMz2D4HIpyzJA&expires=1694316772