osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A mundet Ilir Meta që të kondicionojë emërimin e kryeministrit pas zgjedhjeve?

A mundet Ilir Meta që të kondicionojë emërimin e kryeministrit pas zgjedhjeve?

Nga Ylli Pata

Disa media kanë komentuar një deklaratë të kreut të LSI-së Monika Kryemadhi, në emisionin Open në Top Channel, para pak ditësh.

Sipas këtyre komenteve, Kryemadhi ka hapur mundësinë se nëse PS-ja do të ketë më pak se 71 kandidatë dhe PD e LSI së bashku më shumë, presidenti Ilir Meta mund t’ia japë mandatin Lulzim Bashës.

Ky aspekt është një formalizëm kushtetues, që natyrisht është shumë i rëndësishëm por nuk se është thelbësor. Pasi gjithçka lidhet me numrat në Kuvend.

Nëse një parti do ka numrin magjik në Kuvend pra 71, jo thjesht të vetat, por edhe aleatëve që mund të flasë paraprakisht apo edhe rrugës, nuk ka asnjë formalitet që i heq mundësinë që të formojë qeverinë.

Fjala vjen, nëse PS-ja e Edi Ramës nuk do të ketë numrin 71 që i jep mundësi të formojë një qeveri e vetme, natyrisht që në makro quhet një humbje e Edi Ramës në zgjedhje.

Por kjo nuk mund të çojë automatikisht në një qeveri të Bashës me Kryemadhin së bashku, nëse nuk bëjnë dot 71 vota apo nuk mbledhin aleatë, sikur nga partitë e vogla si Topalli, Patozi, Murrizi apo Hajdari të dalin deputetë.

Në vitin 2009, kur pati për herë të parë një rezultat të ngushtë në vend, PS kishte 3 deputetë më pak se PD, ndërkohë që koalicioni i Berishës kishte 70 deputetë gjithsej, kështu që gjithsesi do të mandatohej për kryeministër nga Topi.

Plus që i ndjeri, Dritan Prifti deklaroi që të dielën në darkë ditën e votimit që mandati i tij i shkon Sali Berishës. Që ishte një skenar i parapërgatitur i një aleance Berisha-Meta për qeverinë e re.

Më shumë se termat protokollare vlejnë numrat, kush ka deputetët në Parlament. Nëse PD e LSI do t’i kenë 71 natyrisht që hyjnë në qeveri, nëse jo i merr PS-ja.

Meta mund të bëjë gjithë çfarë loje të dojë politikisht, por në fund është Kuvendi që do të certifikojë qeverinë e re. Por puna është a do të thërrasë Meta një Kuvend të ri për tu mbledhur nëse do të fitojë Edi Rama. Pikërisht kjo është pikëpyetja, krahasuar me ç’dekretimin e 2019-s….