Shembull pyete Salianjit, a merr dot vizë për në USA? Pse nuk përjashtohet Salianji se edhe ai nuk merr dot dhe jo se ka bërë ndonjë gjë më thotë, se Salianji është i ndershëm, por sepse është i dënuar”.
Arian Çani i ka lexuar një mesazh drejtpërdrejt deputetit demokrat Ervin Salianji, i cili ishte i ftuar në Zonë e Lirë.
Por Salianji i konsideroi këto si “budallallëqe” ndërsa personin që e kishte shkruar mesazhin si “taleban”.
Arian Çani: Më thotë: “Non grata” e shoqëruar me vendim të Sekretarit të Thesarit nuk është më vetëm për vizën më thonë. Berisha nuk e ka nga Sekretari i Thesarit.
Ata bullgarët që u shpallën në një kohë me Berishën e kanë dhe nga Thesari. Për shembull pyete Salianjit, a merr dot vizë për në USA? Pse nuk përjashtohet Salianji se edhe ai nuk merr dot dhe jo se ka bërë ndonjë gjë më thotë, se Salianji është i ndershëm, por sepse është i dënuar. Ka një dënim për ty?
Ervin Salianji: Këto janë budallallëqe.
Arian Çani: Basha ka 3 vite që i refuzohet se ka qenë nën hetim. SHBA nuk jep viza për ata që janë nën hetim.
Ervin Salianji: Janë budallallëqe. Ta thashë sot që do të jem në vizitë zyrtare. Ka takime të të gjithë përfaqësuesve të SHBA me Bashën.
Arian Çani: Është e vërtetë për veten tënde?
Ervin Salianji: Këto janë budallallëqe. Domethënë mund të jenë ndonjë taleban nga këto.
Arian Çani: Nuk është taleban jo!
Ervin Salianji: Taleban mor është. Janë talebanë. Është e pavërtetë. SHBA kanë një qëndrim zyrtar i cili është publik. Edhe këta që e mbështesin thonë që na duhen SHBA, por edhe Basha është njësoj.
Arian Çani: Nuk është njeri kundër SHBA…
Ervin Salianji: E gjitha është për atë. Pse deri më 9 Shtator nuk ishte. Është interes personal, thellësisht personal. T’i përdorim demokratët që të vijnë të gjithë ish-drejtuesit e korruptuar të PD, të gjithë drejtorët që kanë punuar kundër PD.
Arjan Curi: Kush janë këta?
Ervin Salianji: I ke në rresht të parë në foltore.