Nga Akil Ylli
Ashte tuj vlu “Corba e Prishun”! Me radhe, “Matufit Dixhital”, Lulashi, Krymadhja e tere “Taborri i Opiumonistave”, po çirren duke i bere ftese njerzve, ti bashkohen protestes se studenteve me 7 Janar. Protestes se studenteve me 7 Janar??? Po ku ka protest te studenteve me 7 Janar??? Per çfare duhet te protestojne??? Ata çfare kerkuan, ju lumte, i moren, bile ja u afruan me bollek! Plaku i Vitit te Ri, do t’jete ba me “plas”, ja “vodhen” famen!
Megjithse po ta shohesh me syrin e “hallexhiut”, ata e kane ne rregull è. Kushdo me kene ne vend te tyre, njashtu kishte ba. Me tane ato gjynave qe kane mbi “shpine”, te “xanun rob” prej “pushtetit” te anktheve qe perjetojne naten, eshte mese e natyrshme te sillen ne kete menyre. Ba mos me i qa hallin vedit robi, kuj ka me ja qa, dynjas à? Dihet ajo, gjithkush bertet: Ooo ku, ku, nana jeme! Me ate hall qe i ka zene, nuk ashte çudi me lujt mendç!
Kane mbete si “muhaxhiri ne shkretin”, dhe e vetmja shprese qe ju ka mbetur, eshte te therrasin me tere forcen e deshperimit, se ndoshta dikush do tu pergjigjet dhe ti veje ne ndihme. Imagjinojne akoma, qe mund te kete hala, marrok per tu bere ” theror” ne emer te luksit qe kane gezojne, fale ” t’madhit Zot”, ose “samuraj”, qe te rreshtohen si mure mbrojtes, para zullumeve qe kane lene pas.
Me siguri naten e 6 Janarit, kane per ta kalu ne gjendje ekstazet, duke enderruar 7 Janarin, si “naten e Kadrit”. Patjeter, gjithsecili sipas kapacitetit mental e formimit kulturor, do perpiqet te perqas perfyterimin me deshirat. “Matufi” me siguri do ta shihte vetet Cezar i ri. Lulashi, do t’ndjehej ne veshtirsi te madhe, ne mes te tundimit, ta shihte veten ai kapoja e Republikes se Re, apo gjetjes se nje qosheje t’rehatshme, ku mund te flinte per “shtate pale qefe”, pa teklif, se dikush mund te ja zinte gjumin ne “fyt”. Kryemadhja, do te perfyteronte pushtet te atille, sa te detyronte Miden, megjithse kam pershtypjen, se veshtire mund ta njohin kush eshte ai, ma normal do t’ishte me i qas, nje figure popullore si Ali Baba, te cilin e torturonte, per ti rrefyer fjalen magjike, qe hapte shpellat perplot me thesare. Muli, ma merr mendja, qe nuk do te kishte kapacitet te enderronte pertej, Griga Koçit si zv. ministre dhe deshires qe te pshurrte gjithkund, si dhe ku ti donte qefi, sa here ta shtrengonte shurra, pa pase frike se e tall kush. Cuni Fahriut……ha, pa, paaa, Cuni Fahriut….., Cuni Fahriut……, mahhh!? Ca do t’mendojne ky soj njirit bre? Ca mu desht me u fut ne kete “pyll”! Hajde gjeje tash!? Me duhet me kerku kshilla online, per te zgjidh kete “ngerrç”, nga psikologe te shquar, por kam frike se po hi ne gjynah me to, sepse ka rrezik, qe mbas kesaj eksperience, te rezuzltojne perfundimisht, budallenj te çertifikum. Hajt pra, xene se nuk e kam permend hiç!
Mirse ketyre ju ka hi “lepri ne bark”, dhe nuk eshte çudi, qe dhe nje festimi per dhenien fund te beqaris, apo nje karvani dasmoresh, ti “ngjiten” nga pas, duke menduar, qe ta çfrytzojne si proteste, por profesorin e nderuar te Nju Jorkut, ça do ta kete shtyre, te konfirmonte prezencen e tij ne protesten e 7 Janarit!? Buuuuu! Mos ka hi gja, ne rezonance me 1443-in? Jo mor ishalla! Bile, kishte shkruar nje si biçim thirrjet patetike, ku si perfaqsues i studenteve te dhjetorit(atij t’vjetrit) i ftonte te gjithe, qe te paraqiteshin ne shesh.
C’tu desh mo profesor ky “muhabet”! Po a nuk e kupton qe ne ate shesh, do te gjesh te gjithe Parin e rreshtuar, bashke me “Rrethin e Ferrit”!? Cdo te mendojne pastaj shqiptaret, per gjithe ato “Manifeste” dhe libra qe ke shkruar? A nuk e mendove, se ka shume mundesi, qe njerzit te mendojne, qe profesorit ja paska hanger dhija librat, ose me keq, i paska hanger vete ai? Per nder, s’di si te ja ve emrin ketij veprimi. Te thuash, qe eshte bere pale me Parin, kjo me duket diçka apsurde, s’ka kuptim. Profesori, dore per dore, me Trustin e Geshtenjave! Ooo Zot, u bana “kubel”!
Mos ka ra “viktim” e ndonje momenti amnezije, ndryshe s’ka si “perligjet”, qe “Trios” Sali, Krymadhe, Lulash, ti bashkengjitet si “kuartet” profesori. Po hajt mire, ta zeme, iku tashti kjo, por problemi eshte, se mos i mbushet mendja me marr megofonin, e po i drejtohet dynjese, duke i quajtur skellever, siç ka manin te na klasifikoje ne shqiptarve, se at’here a hangri “dreqi” ate pune, po len “kokrren e namit”! Ishalla s’ban vaki, por megjithate, nuk e fus doren ne zjerm!