Kjo është dilema më e madhe e demokratëve, të cilët teksa kanë parë liderin e tyre Sali Berisha duke nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi me Ilirin me dy mbiemra, Meta & Metaj, kanë sjellë nëpërmend etiketimin epik “alenaca e qelbësirave”.
Padyshim, ish spiuni i Sigurimit të Shtetit ka nevojë për një strehë ku të fshihet e të jetë i mbrojtur në këtë kohë kur gjithë neveria është drejtuar mbi të, po përse këtë strehë t’ia japë Sali Berisha dhe Partia Demokratike?
Fitorja ne zgjedhjet lokale është domosdoshmëri për vendin dhe për vetë opozitën, por kjo nuk mund të arrihet duke bërë partnerë spiunët e Sigurimit.
Sali Berisha duhet ta bëjë aleancën me qytetarët, të dalë përballë tyre i vërtetë e t’i ftojë jo që të fitojë pushtet Partia Demokratike, por që pushtetin ta fitojnë qytetarët e Tiranës dhe si në Tiranë edhe në bashkitë e tjera në aleancë me PD-në e të gjithë demokratët dhe ata që nuk duan rregjimit e Edi Ramës dhe të Erion Valiajt, por të nënshkruash marrëveshje me një ish spiun ordiner e shërbëtor të Sigurimit, kjo është të nënshkruash humbjen pa nisur gara elektorale.
Ilir Meta, Metaj e ka provuar edhe më parë që hallin më të madh ka pushtetin dhe jo interesin qytetar.
Ndaj është e pakuptimtë që Sali Berisha të bashkëpunojë me atë njeri që publikisht në sallën e Kuvendit kur ishte Kryetar i Kuvendit ka deklaruar qe e kam dhënë një herë dorëheqjen për Shkëlzenin, nuk e jap prapë, kur Berisha i kerkoi të jepte dorëheqjen nga Kryetar i Kuvendit.
Është e pakuptimtë mbi të gjitha që Sali Berisha të shkelë mbi dhimbjet dhe vuajtjet e mijëra të përndjekurve politikë që u përndoqën, torturuan, burgosën dhe u vranë nga Sigurimi i Shtetit e të bashkëpunojë me një ish spiun të kësaj arme kriminale, shkruan Bleart Dyrmishi