Gjithçka nisi kur Eni Vasili e pyeti nësë Mediu kishte një qëndrim tjetër nga ai i opozitës së bashkuar. Kjo pasi gazetarja iu referua një interviste që Mediu ka dhënë pak ditë më parë ku thoshte së Damian Gjiknuri nuk është problem për tryezën e reformës zgjedhore.
Fatmir Mediu i largohej pyetjes duke dhënë përgjigjë të tjera dhe jo përgjigje direkte.
Dua të shpjegoj atë që është. Mos e nxirrni nga konteksti. Mos e kapni çështjen nga fundi por nga fillimi- tha Mediu.
Përgjigjuni pyetjes time, sepse përceptim tjetër kemi ne për fillimin dhe fundin ndryshe e keni ju- vazhdoi gazetraja Eni Vasili. Ju keni thënë në intervistë që Gjiknuri nuk është problem, ndërsa opozita e ka kundrështuar prezencën e tij në tryezën e reformës zgjedhore- e pyeti sërish Eni Vasili.
Gjiknuri ka thënë që në qoftë se ai është problem do të largohet nga tryeza e reformës zgjedhore. Pse më pyesni mua për Gjiknurin. Unë mbaj atë qëndrim që mban opozita. Kam qenë aty dhe e di mirë. Gjiknuri është një specialist i reformave zgjedhore. Tani ju pyes unë juve, a është Gjiknuri specialist? – tha Mediu duke i devijuar sërish pyetjes.