osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A ka zot ky shtet! Dikush duhet t’i jap fund marrëzisë së grumbullimeve masive… ose ndalni gjobat arbitrare dhe orën policore

A ka zot ky shtet! Dikush duhet t’i jap fund marrëzisë së grumbullimeve masive… ose ndalni gjobat arbitrare dhe orën policore

Në fund të ditës, të gjitha haqet e politikës sonë të mbrapshtë i ha populli…! Nga gjobat arbitrare, lëvizjes së kufizuar që po shkatërrojnë biznese e ekonominë dhe familjeve të tëra… fundja si në gjithë botën.

Ne nuk bëjmë asnjë përjashtim për masat që janë marrë për përballimin e pandemisë, ama jemi rast unikal kur bëhet fjalë për të respektuar ligjin, pasi të tilla sjellje si rasti që do ju paraqesim mëposhtë, janë tipike histori për anekdota.

Të gjithë ndoshta edhe pa ndonjë kënaqësi po i binden urdhërit për të mbajtur maska, ndalimin e grumbullimeve masive, frenimin e lëvizjeve pa asnjë motiv… por të vetmit që nuk ndalen janë pikërisht politika e mbrapshtë e këtij vendi, e cila hedh valle mbi kufoma, sepse me sa duket, këtu tek ne nuk ka shtet… ose ka, por askush nuk i frikësohet atij!

Shembullin më të keq e japin pikërisht të rinj, të papërgjegjshëm, të keqformuar, të llastuar nga ligji edhe nga Maliqi, të cilët sfidojnë këdo që u del përpara, edhe pse duhen të jenë në ballë të modeleve që duhen ndjekur.

Rasti i fundit është unikal, kur sheh dhjetra të rinj, pa respektuar asnjë masë anticovid, që bëjnë grumbullime nëpër ambjente partish, a thua se jashtë asaj salle nuk dëgjojnë emra të vdekurish nga një virus që është kërcënim për vendet më të zhvilluara të botës, e jo më për këtë vendin tonë të lodhur.

Por, nga ana tjetër, askush nuk i vë faj palaçollëqeve të tyre, për sa kohë institucionet e zbatimit flejnë gjumë dhe lejojnë që të tilla marrëzi, jo vetëm të mbahen ditën për diell, por edhe reklamohen nëpër rrjete sociale si arritje të mëdha.

Në përgjigje të institucioneve që flejnë gjumë: Mos u habisni nesër pasnesër, që ndonjë i “përvëluar” nga flama që ka prekur vendin, t’iu pështyj në surrat, kur t’i kërkoni llogari pse s’mban maskën… pse nuk izolohet në shtëpi, pse organizon grupime… pse mban qepenin e biznesit hapur!

Nëse ky shtet ka zot, dikush duhet t’i jap fund marrëzisë së grumbullimeve masive politike… që nesër mos të jetë tepër vonë./Ekskluzive.al