Politologu Afrim Krasniqi shprehet se Presidenti i Republikës nuk ka të drejtë të refuzojë dekretimin e ministriave.Krasniqi tha në studion e emisionit “Opinion” se nga konsultimi me juristët më të mirë dhe Komisionin e Venecias, dekretimi nga presidenti është atribut formal i tij.
Deklarata e Krasniqit:
Si ekspert unë i përvojën që ka ndodhur deri më sot. Jam konsultuar me të gjithë juristët më të mirë që ka Shqipëria, me komisionin e Venecias, dhe në të gjitha rastet ka qenë përgjigje unanime që çështja e dekretimit të presidentit është atribut formal i presidentit të republikës.
Nuk ka të drejtë ta refuzojë. Në momentin që do të thuhet shqyrtohet i lejon të drejtën për ta gjykuar cilësitë, etj. Përshembull ne kemi një numër funksionesh, si rektori që e zgjedh senati, dhe presidenti nuk ka të drejtë të thotë që nuk e pëlqen.