osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A ishte dorëheqja e papritur e Nanos një lojë politike e tij me Berishën?!

A ishte dorëheqja e papritur e Nanos një lojë politike e tij me Berishën?!

Dorëheqja e papritur e kryeministrit Fatos Nano ka thyer ngërçin politik që kishte bllokuar Shqipërinë dy javët e fundit pas grushtit të shtetit të opozitës më 14 shtator 1998. Pas arrestimit të gjashtë deputetëve opozitarë dhe vrasjes së Azem Hajdarit, një valë dhune dhe protestash publike në kryeqytet e futën vendin përsëri në kaosin civil.

Vrasja e liderit opozitar Azem Hajdari, i cili drejtoi protestat studentore të 1990/1991 kundër qeverisë komuniste të Ramiz Alisë zemëroi jo vetëm mbështetësit e Partisë Demokratike, por dhe shumë qytetarë të veriut nga krahina e Tropojës, nga ishte vetë Hajdari. Zhvillimet e fundit në Shqipëri janë kulmi i një viti polarizimi politik dhe i fushatës së Partisë Demokratike për dëmtimin e qeverisë dhe bllokimin e lëvizjeve për miratimin e kushtetutës së re.

Dhe vërtet që prej ardhjes në fuqi të qeverisë së Fatos Nanos një vit më parë, Partia Demokratike e ka mbajtur peng qeverinë. Përveç organizimit të protestave publike, Partia Demokratike ka bllokuar çdo institucion parlamentar, duke pretenduar se qeveria është e paligjshme dhe e ardhur nga zgjedhje të paligjshme të marra nga mafia e bandave komuniste. Pavarësisht thirrjeve nga kryeministri Nano dhe komuniteti ndërkombëtar që Partia Demokratike të ndihmojë në rikonstruksionin e vendit, në vend nuk ka pasur një opozitë funksionale. Largimi i kryeministrit u njoftua në televizion mbrëmjen e 28 shtatorit dhe erdhi si një surprizë për të gjithë observuesit.

Opozita kishte bërë thirrje për largimin e Nanos që prej ardhjes së qeverisë së tij socialiste në gusht 1997, por deri në mëngjesin e 28 shtatorit Fatos Nano nuk kishte dhënë asnjë sinjal për dorëheqje. Prandaj dorëheqja mund të interpretohet si një shenjë dëshpërimi nga Nano për dështimin në marrjen e mbështetjes së Partisë së tij Socialiste dhe nga koalicioni për një rotacion të mundshëm të qeverisë.

Njoftimi u ndoq nga dorëheqja e ministrit të Brendshëm Perikli Teta, i cili u largua në formë proteste ndaj korrupsionit të anëtarëve të udhëheqjes së Partisë Socialiste dhe të partnerëve të koalicionit Aleanca Demokratike.

Kryeministri i ri 31 vjeçar Pandeli Majko, me gjithë mungesën e eksperiencës konsiderohet si një figurë e papërlyer dhe rrjedhimisht më e pranueshme nga popullata e lodhur me politikanët e vjetër me mentalitet komunist.

Majko ka luajtur një rol të rëndësishëm në protestat studentore që rrëzuan qeverinë komuniste në 1991 dhe përfaqëson gjeneratën e re të politikanëve që supozohet të sjellin një qasje të re në jetën politike të vendit.

Pasojat e largimit të Nanos

Dorëheqja e Nanos sigurisht që ka reduktuar frymën e revoltës së opozitës , e cila bënte thirrje përditë për dorëheqjen e tij, por kjo konsiderohej nga shumica si një lojë pushteti mes Nanos e Berishës. Siç parashikohej, me mosnjohjen e qeverisë nga PD dhe opozita, ata kërkojnë qeveri teknike deri në mbajtjen e zgjedhjeve.

Prandaj mundësia e rikthimit të trazirave të dhunshme mbetet e lartë. Shpresohet që zbutja e armiqësisë personale mes Berishës e Nanos të nxisë një klimë më tolerante politike dhe që shqiptarët të heqin dorë nga besnikëria ndaj partive për të mbështetur institucionet publike./ Crisis grup