osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A i mbani mend 10 çiftet më të dashur nga filmat e vjetër shqiptarë?! (Foto)

A i mbani mend 10 çiftet më të dashur nga filmat e vjetër shqiptarë?! (Foto)

Komedia Pallati 176 është shfaqur në Tiranë në vitin 1986 dhe është më e dashura për shqiptarët e të gjithë grupmoshave. Rolin e Elsës në këtë komedi e luante Eva Alikaj ndërsa Fredin aktori Gëzim Rudi.

Batutat e famshme të Elsës dhe Fredit i mbajnë mend të gjithë edhe sot e kësaj dite: “Unë e shikoja që ai më donte edhe ai nuk ma thoshte dot prandaj unë ja thashë vetë e para”,

“Atë babanë tënd do ta hedh në gjyq ta dish!

Fredi është babai im ai!

Po pse ai që shani ju nuk është i imi ai”

2.Alberi dhe Jeta tek “Shi në plazh”

Familja e Alberit shkojnë me pushime për të ndarë të riun nga e dashura e tij Jeta dhe për ta bindur atë të ndahet. Pavarësisht përpjekjeve të tyre në fund të komedisë Alberi dhe Jeta përfundojnë bashkë.

3.Marigoja dhe Trimi tek “Përrallë nga e kaluara”

Përrallë nga e kaluara është prodhuar në vitin 1987 dhe ndonëse në role kryesore janë Marigoja dhe Gjino, edhe Trimi luan një rol shumë të rëndësishëm.

Marigoja dhe Trimi janë të dashuruar por Marigonë e martojnë me Gjinon 14-vjeçar. Marigo hakm.erret ndaj të gjithëve atyre që e sajuan martesën dhe në fund fiton dashuria e saj me Trimin.

4.Alma dhe Andi nga “Edhe kështu edhe ashtu”

Alma ishte studente inxhinierie dhe ra në dashuri me një këngëtar, Andin. Ndërkohë i ati kërkon ta martojë Almën me një diplomat. Ngjarje me humor pasojnë në film kur rivalë kërkojnë dorën e Almës. Filmi mbaron me një fund të lumtur për çiftin.

5.Deda dhe Zana nga “Rrugë të bardha”

Ky film është prodhuar në vitin 1974 dhe flet për historinë e një djali të ri me emrin Deda që shkon të rregullojë linjën e shkëputur telefonike në një zonë të bllokuar nga bora në veri të vendit por përfundon tragjikisht.

Deda ishte i dashuruar me Zanën, vajza që punon në central. Fraza “Alo Dedë, Zana jam” ka mbetur ende në memorien e shqiptarëve.

6.Maku dhe Drita tek “Zëvendësi i grave”

Lismakut i ishte caktuar të zëvenësonte gratë e ndërrmarrjes gjatë lejes së tyre të lindjes. Filmi është i ndëtuar në shumë batuta por pjesë shumë të bukura janë edhe ato mes Makut dhe Dritës.

7.Jeta dhe Vullneti tek “Si gjithë të tjerët”

Vullenti ishte i rritur në Shtëpinë e Fëmijës dhe pas mbarimit të ushtrisë përballet me një sërë problemesh. Ai dashurohet me Jetën dhe ndjen se po hyn në jetë ashtu si gjithë të tjerët.

Rolin e Vullnetit e ka luajtur aktori Edmond Topi ndërsa rolin e Jetës aktorja Matilda Makoçi. Të dy janë takuar së fundmi pas shumë vitesh duke rizgjuar mallin e këtij filmi tek publiku.

8.Agroni dhe Marjeta tek “Hije që mbeten pas”

Agroni dhe Marjeta ishin një çift të fejuarish shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. Por një gjyq për dy persona të akuzuar për vjedhje e që faktet impikonin babain e Marjetës, bënë që Agroni ta vinte në pikëpyetje dashurinë e tij. Ai vendos në fund të refuzojë dashurinë me interes të së fejuarës.

9.Meli dhe Bujari tek “Zonja nga qyteti”

“Zonja nga qyteti” është një nga filmat më komikë dhe më të dashur për shqiptarët. Në film trajtohet edhe historia e dashurisë mes dy të rinjve, Melit dhe Bujarit. Publikut i kujtohen ende batutat e Ollgës për Bujarin.

“Të prita por ti ishte me shoqet te Vali. Në dhomë nuk vij dot se është teto Ollga. Takohemi nesër B”

“Epo domosdo, e hodhi letrën jarani dhe iku. Po B e ka emrin apo ja kanë ngrënë pulat?”

10.Çifti në filmin “Çifti i lumtur”

Filmi flet për historinë e dy të rinjve që vijnë nga besime të ndryshme fetare e që vendosin të martohen me njëri-tjetrin. Ata i bëjnë të ditur prindërve dashurinë e tyre por këtu nisin situatat komike pasi i ati i djalit nuk e do nusen me një fe tjetër dhe krijon justifikime për të penguar lidhjen e tyre. Në fund babai i djalit dorëzohet para dashurisë së dy të rinjve./Aktoret Shqiptare

Votoni më poshtë për çiftin tuaj të preferuar nga filmat shqiptarë.

Nëse në listë mungojnë çiftet të tjerë që ju kanë mbetur në mendje, komentoni.