osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
konya escort
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
casibom giriş
istanbul escort
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A është zhgënjyer Izet Haxhia me drejtësinë që nuk do t’i hap punë vetes me rigjykimin e dosjes Hajdari?!

A është zhgënjyer Izet Haxhia me drejtësinë që nuk do t’i hap punë vetes me rigjykimin e dosjes Hajdari?!

Fatos Klosi ish kreu i SHIK u prononcua dje në një intrevistë për gazetën Sot, për problemet e drejtësisë dhe reformës në drejtësi . Një  çeshtjet mjaftë e rëndësishme dhe sensitive për opinionin është dhe rigjykimi i dosjes Hajdari  dhe frika e gjyqtarëve dhe prokurorëve, për të rihetuar dhe rigjykuar në praninë e dëshmitarit kryesor Izet Haxhia në një përballje me Sali Berishën.

Ja pjesë nga intervista e zotit Klosi:

Një tjetër çështje mjaft sensitive është ajo e Izet Haxhisë. Deri më tani nuk është zgjedhur trupa gjyqësore dhe çështja është shtyrë për në shtator sepse drejtësia është me pushime. A tremben gjyqtarët nga kjo dosje?

Janë plot faktorë. Unë nuk besoj se gjyqtarët janë të trembur nga kjo dosje. Ata që mund t’i trembin, nuk janë më aq “trembësa”. Iu ka ikur koha, nuk është puna që gjyqtarët janë të trembur. Ata po tregohen mospërfillës. Problemi i Izetit është një problem personal i tij. Ai ka marrë një dënim shumë të rëndë për një faj që ka bërë, por nuk është në atë nivel. Janë vrarë në krye të detyrës oficerë madhorë të policisë dhe kanë gjetur lloj-lloj rrethanash që të dënohen një numër të caktuar vitesh e më pas të ulen. Ndërsa Izeti është dënuar me 25 vjet.

Nga kjo pikëpamje unë them që është e drejta e tij që duke qenë se nuk ka marrë pjesë në procesin e parë gjyqësor, të kërkojë një rihapje të procesit për dënimin e tij. Natyrisht askush nuk ka qejf sot në Shqipëri të merret me atë punë, nuk po kanë nerva dhe kohë të merren me punët e tyre njerëzit e gjykatës, jo të hapin një problem që nga të gjithë quhet i stërmbyllur. Nuk ka ndonjë motiv të fortë që dikush pret diçka. Natyrisht që njerëzit presin që dikush të dalë zyrtarisht dhe të thotë që Berisha ka gisht në atë rast. Kjo pritet, por nuk është ky motivi që mund ta rihapë.

Prandaj unë e ndjej që Izeti është i zhgënjyer. Gjëja kryesore është se gjyqtarët janë të painteresuar. Edhe vetë familjarët e Azemit janë të painteresuar, shprehen vetëm që drejtësia duhet të bëjë punën e saj. E shoqja është gjyqtare dhe ka mundësi të shohë se cilat mundësitë qoftë në aspektin juridik, ashtu edhe për çështjen konkrete. Nga deklaratat që kanë bërë, duket që nuk kanë ndonjë merak.

-Qëllimi i Izet Haxhisë është ballafaqimi me Sali Berishën. Mendoni se ish-kryeministri për të parën herë do të dalë si dëshmitar në një sallë gjyqi?

Jo, kur nuk doli atëherë kur duhet të merrej me forcë dhe të vendosej nën hetim për deklaratat. Nuk besoj se do të shkojë kaq thellë. Me thënë të drejtën, do të kisha kuriozitet të shihja sesi do të reagonte meqenëse është edhe mashtruesi më i madh që njoh unë, padiskutim fare.

Jo vetëm për këtë rast, por pafund raste të tjera ku ai ka qenë strumbullari i çështjes dhe i është shmangur. Tani kërkon një impenjim çështje të tilla. Dikush duhet të ketë një arsye, duhet të ketë interes, duhet ta ndjejë që ta bëjë, ndërkohë që nuk duket asgjёkundi dëshira. Kjo konsiderohet si një çështje e mbyllur, njerëzit thonë “ahuu çfarë hallesh kemi ne”, kjo thuhet edhe nga njerëz që kanë diçka në dorë.