osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A është tallje fyese kjo që bënë Basha?! I akuzuar për miliona euro të vjedhura: Nuk do ketë falje për ata që kanë grabitur paratë tuaja!

A është tallje fyese kjo që bënë Basha?! I akuzuar për miliona euro të vjedhura: Nuk do ketë falje për ata që kanë grabitur paratë tuaja!

Lulzim Basha ka vijuar takimin me militantë në Berat. Gjatë fjalës së tij, Basha i ftoi militantët e Beratit të marrin pjesë në protestën e 16 marsit, pasi sipas tij, kjo qeveri e korruptuar dhe e lidhur me krimin i ka ditët e numëruara.

Basha u shpreh se PD është në këtë betejë për ndryshim dhe jo për pushtet.

“Qeveria është kapur në afera të tmerrshme korruptive siç është ajo e Unazës së Tiranës. Rama vjen në pushtet me krimin, ju vjedh dhe më pas thotë mos flisni. Edi Ramës i kishte mbetur vetëm një vegël për të qeverisur, propaganda.

Në 16 shkurt ju ja thyet këtë vegël. Nuk ka zgjidhje tjetër përveç zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Në Evropë nuk shkohet me krimin dhe me Shqipërinë si Kolumbia. Nuk shkohet në Evropë me politikanë që vjedhin. Nuk pranojmë që truri i këtij vendi të largohet dhe të ikin si klandestinë.

Shqipëria evropiane kërkon zgjedhje të lira dhe të ndershme. Nuk na duhet qeveria për barsoleta dhe batuta. Është hajdut i maskuar si kloun. Të bashkohet me ne në 16 mars kush do uljen e taksave, uljen e çmimit të energjisë, një ekonomi me taksa të ulëta dhe vende pune.

Orët e kësaj bande hajdute janë të numëruara. Parlamenti i krimit ka marrë fund. Nuk do ketë falje për ata që kanë grabitur paratë tuaja. Jemi në këtë betejë për ndryshim dhe jo për pushtet. Të kemi bashkë një pakt kombëtar që të garantojë zhvillim dhe që sovrani të jenë qytetarët dhe jo krimi”- tha Basha.