Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka dalë kundër futjes se politikës në “sitën” e Vettingut.
E ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ në ‘News24’ Kryemadhi deklaroi se politikanët janë të varfër shpirtërisht, ndërsa me nuk duhet të diskutohen për pasurinë e tyre.
“Mund ta kalojnë të gjithë vettingun dhe mund të mos ta kalojnë të gjithë. Të gjithë politikanët janë të varfër, pasi janë të varfër shpirtërisht. Ne jemi familje që jemi hetuar më shumë nga të gjithë. Mos bëni llogaritë e politikanëve, nuk ka asgjë të keqe nga politika, por ka politikanë që kanë probleme integriteti dhe personaliteti.”-tha Kryemadhi.