osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A është mandati i Rudina Hajdarit, “mandata e funeralit” politik e ligjor të Sali Berishës?!

A është mandati i Rudina Hajdarit, “mandata e funeralit” politik e ligjor të Sali Berishës?!

Lëvizjet që po bënë e bija e Azemit, kopje më të njëjtën frymë, retorik e populizëm që vepronte Azemi, kur Berisha nisi krijimin e kultit personal dhe instalimin e sundimit të tij monarkik në PD, janë shenja të qarta e finale, se mandati i Rudinës, është “mandata” e Sali Berishës, për ta lënë Bashën të qetë e të lirë, të formatojë një PD të re, natyrisht nëse do arrijë ta bëjë

Deputetja Rudina Hajdari, me qëndrimin e saj të mbështetur, tregoi se jo vetëm nuk është “karton”, por nuk është as vetëm deputete në PD, por një makth mbytës, për ata që kanë mbetur e janë sjellë në këtë parti, prej të mbeturve sundimtarë të saj.

Fakti, që Murrizi i Lushnjes dhe kandidatët e listës, të cilët pranuan mandatet, u përjashtuan nga partia si “tradhtarë”, ndërsa Rudina Hajdarit, nuk i është hequr ende emri, nga lista e anëtarësisë së PD dhe as nga faqja zyrtare e Këshillit Kombëtar, krijon bindje, se nuk është lojë mandati, por çëshje misioni, ngarkuar nga ata matanë kufirit e matanë Oqeanit, të cilin Berisha e ka të ndaluar të kalojë.

Ata që e njohin dhelprinë dhe helmin e gjuhës së Berishës, duhet të kuptojnë, mesazhin paralajmërues goditës kundër Rudinës, kur ai deklaroi:- “Rudina i ka ngjarë të atit, po ndjek rrugën e tij dhe askush, nuk e ka përjashtuar, por është vetë-përjashtuar”.

Këtë skemë goditjeje, Berisha nuk e realizoi, siç veproi me Myslim Murrizin, jo se nuk ka fuqi ta bëjë, jo se nuk ka mundësi, djallëzi, egërsi e urrejte, për ta eleminuar politikisht nga PD, por e ka kuptuar, se nuk ka kundër “trimërinë dhe zotësinë” e Rudinës, por qëndrimin e vonuar të SHBA, për ta nxjerr nga loja, jo si të plakur nga mosha, por si të kalbur nga krimet.

SHBA, që ia ka ndaluar Saliut, të freskojë edhe fytyrën në Oqean, prej 6 vitesh në pritje pas dorëheqjes nga posti kreut të PD, janë bindur tashmë, se Lulzim Basha nuk ka as guxim, as moral, as këllqe e as dëshirë ta largojë Berishën nga PD, përkundrazi, po shohin se PD-në e komandon Berisha, edhe për pagesat e sufllaqeve të mitingashëve.

Prandaj, duke shfytëzuar mandatin e Rudinës dhe fuqinë, që asaj i jep “kulti” i paprekshëm i Azemit pas vrasjes, me të akuzuar Berishën e Pollon, po kuptohet tashmë, se nëpërmjet deklarimeve populiste e goditëse “anti-Berishë” të Rudinës, ka nisur ç’mitizimi dhe largimi i Berishës nga PD, për t’i dhënë fund, modelit më të zi, të një partie monopol privat, gjë të cilën e ka kopjuar edhe Rama në PS./Pamfleti