Kryeministri Edi Rama akuzoi Berishën për opozitën, e cila sot nuk ndodhet në Kuvend, por në rrugë duke tentuar t’i bllokojë.
‘Dikush mund të thojë, bota po merret për inteligjencën artificiale, ne flasim për ujë e plehra. Po por bota nuk pati 30 vjet Saliun, ne e patëm.
Për fat të keq e kemi akoma, por e kemi në grahmat e fundit kur shfaqet si llum aty tek rruga me 50 ish-deputetë e pijanecë që bllokojnë rrugën dhe që mendojnë, që shtyhen me policinë dhe që kujtojnë se duke bërë shfaqje të tilla rrugacërie do të mund të frenojnë rrugën e transformimit të Shqipërisë, të Elbasanit dhe të cdo qyteti e cdo zone tjetër.
Si mundet në vitin 2019 një parti politike që pretendon të qeverisë Shqipërinë të shfaqet rrugëve duke bllokuar mijëra e dhjetëra mijëra qytetarë që duan të lëvizin për qëllimet e tyre dhe të pretendojë se me bllokimin e rrugëve po lufton për demokraci. Kush i ha këto? Kush i beson këto?!”