osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A është i besueshëm Spartak Ngjela?! Kam fakte për lidhjet e opozitës me rusët: Çadra ishte e sponsorizuar nga Moska Berisha-Kryemadhi nuk e mundin dot SHBA

A është i besueshëm Spartak Ngjela?! Kam fakte për lidhjet e opozitës me rusët: Çadra ishte e sponsorizuar nga Moska Berisha-Kryemadhi nuk e mundin dot SHBA

Avokati Spartak Ngjela tronditi dje opozitën duke deklaruar se disponon fakte që tregojnë lidhjet e disa personazheve opozitarë me Rusinë. Prej disa ditësh gazeta “SOT” ka ngritur shqetësimin se pas protestave të PD-LSI fshihet nga Moska, me qëllim krijimin e trazirave në vend. Edhe anëtarë të Komisionit të Sigurisë pohuan se Shqipërisë mund t’i vendosen shkopinj nën rrota nga vende që nuk e duan progresin e saj dhe rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian. Dhe nëse shihet rezultati i arritur pas protestave të opozitës, duket qartë që vendi është përfshirë nga një krizë politike.

Duke bërë një paralelizëm me kohën kur PD ngriti çadrën e lirisë në bulevard, Spartak Ngjela deklaroi për gazetën “SOT” se ka në dorë të dhëna që tregojnë implikimin e ish-kryeministrit Sali Berisha, kryetarit të PD, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi me rusët. Sipas tij, çadra e PD ishte e sponsorizuar nga Moska, ndërsa theksoi se asokohe në Shqipëri kishin mbërritur 450 oficerë rusë për të zbatuar planin e tyre destabilizues. “Unë flas me fakte. Faktet që kam pasur i kam denoncuar.

Çadra drejtohej nga rusët dhe unë deklarova që kishin ardhur 450 oficerë rusë. Këtë e kam të dhënë të sigurt, me fakte. Nuk ma kanë dhënë ish-drejtorë, por ma kanë dhënë ata që merreshin me këtë problem në Shqipëri. Ishte përgatitur një skemë shumë e rrezikshme dhe unë e kam denoncuar”, tha ai. Kujtojmë që dy ditë më parë ishte ish-nëndrejtori i FBI, Mar Rossini ai i cili lëshoi “bombën” dhe deklaroi se Berisha është njeri i Rusisë. “Protestat që po ndodhin sot janë të thirrura nga Sali Berisha i ndikuar nga Rusia.

Ai dhe familja e tij e kanë humbur fuqinë. Nëse SB merr pushtetin, Putini do të kalojë nëpër Kosovë dhe Shqipëri. Putini merr qasje në portin e Adriatikut”, tha Rossini. Madje, ai tregoi dhe arsyet se përse po tentohet në këtë periudhë destabilizimi. Gjithçka lidhet me integrimin në BE.

Opozitarët me sytë nga Moska

Avokati Spartak Ngjela deklaroi se sa herë që Berisha, Basha dhe Kryemadhi janë në hall, i drejtojnë sytë për të gjetur shpëtim tek Rusia dhe Serbia. Për të, e gjithë kjo tentativë për të destabilizuar vendin dhe penguar zhvillimin e tij, qoftë edhe përmes faktorëve të jashtëm, është e kotë sepse së shpejti do të vijë dita që do të përballen me drejtësinë të gjithë shkelësit e ligjit.

“Për të tjerat nuk di të them, por e di që këta që janë në hall rreth e rrotull shkojnë ose në Beograd, ose në Moskë. Ata shkojnë për të garantuar dhe siguruar gjënë e vjedhur. Por nuk e garantojnë dot. Do ta dorëzojnë të gjithën, një nga një që të gjithë. Lodhen kot. Trazirat në vend po bëhen për të destabilizuar vendin dhe për të bërë një pengesë për reformën në drejtësi, por nuk do të arrijnë dot asgjë”, u shpreh Ngjela. Avokati theksoi se asnjë politikan i korruptuar nuk do të mund të dalë dot i fituar në betejën me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas Ngjelës, Berisha-Basha-Kryemadhi nuk e mundin dot Amerikën përmes skenarëve të tyre destabilizues në vend.

“Blindimi i derës së Kryeministrisë në protestën e 16 shkurtit ishte skemë e FBI. Kishte të dhëna që do të çanin derën dhe e blinduan, iu hodhën gaz lotsjellës dhe pastaj të gjithë e panë se çfarë ndodhi dhe sesi përfundoi. Nuk kanë fuqi, nuk e mundin dot Amerikën as Saliu, as Lulzimi, as gruaja e Metës. Po Rama? Rama është as mish, as peshk. Kishte shpresë tek këta, por nuk del dot hapur kundër Amerikës”, tha Spartak Ngjela.