Pas pjesëmarrjes në ‘’Eurovizion’’ Jonida Maliqi është bërë kryefjala e mediave. Por, ajo nuk po përflitet vetëm për pjesëmarrjen në këtë festival.
E themi këtë, pasi prej disa kohësh po përflitet se këngëtarja është në një lidhje me aktorin e humorit, Romeo Veshaj.
Kujtojmë këtu se Jonida Maliqi ka qenë e martuar me biznesmenin, Gent Prizreni me të cilin ka edhe një djalë.
Zërat se ajo mund të ishte në një lidhje me aktorin nisën që nëntorin e vitit të kaluar, pasi aktori postoi një foto në profilin e tij në Instagram me një vajzë me flokë të zeza.
E më pas u aludua se ajo ishte këngëtarja Jonida Maliqi. Së fundmi këngëtarja ka folur në lidhje me këtë gjë.
“Jeta ime personale, dua të mbetet e tillë.”- ka thënë këngëtarja për Icon Style.