Nëse SPAK do vendos të fillojë hetimin për këtë indicie me prova konkrete, duhet të hetojë edhe Genti Klosin, vëllain e Ceno Klosit dhe djalë teze i Belinda Ballukut, që sipas bankave e regjistrave të Kadastrës disponon llogari bankare e pasuri të shumta, të vëna 7 vitet e fundit
Vjedhja që pastruesja Rozeta Dobi, i bëri milionave të vjedhura nga zyrtarja e kryeministrisë Alda Klosi, zbuloi faktin që ish-bashkëshorti i saj është vëllai i Drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi dhe djali i tezes i ministres Belinda Balluku.
Para disa kohësh, “Pamfleti” i adresoi SPAK-ut, prova që kryetatimori Ceno Klosi, megjithëse me pagë mujore neto 940 euro, brenda 7 vitesh ka vënë pasuri të shumta brenda e jashtë Shqipërisë, sikur e ka pagën mujore 50 mijë euro dhe sikur ka 50 vite punë me këtë pagë.
Zbulimi i faktit, që Drejtori i Tatimeve Ceno Klosi me pasuri të shumta, është djali i tezes së Belinda Ballukut, krijon dyshime se ky është maska e pasurive ilegale, të kushërirës super-ministre që mbulon rrugët, territorin, ndërtimet, ujësjellësat, energjinë elektrike, hidrokarburet, telekomunikaconin, transportin, portet detare dhe aeroportet.
Drejtori djalë teze i ministres Balluku, ka deklaruar 7 apartamente nga 130 mijë-250 mijë Euro në Tiranë, Himarë e Durrës; 140 mijë paund me fajde, 300 mijë euro kursime nga paga e 6 viteve punë në shtet, 2 lokale e 1 vilë në Angli me vlerë 1.5 milionë paund dhe 1 vilë në Ulqin.
Në Angli, ku ka pasuritë Ceno Klosi, ka rezidencën familjare kushërira Belinda Balluku, ku deklaron se ka 1 banesë të veçuar me vlerë 190 mijë paund, të blerë me kursimet nga paga.
Por nuk është rastësi, që kodi adresor i kësaj banese është i njëjtë me kodin adresor: “29-BLACKWOOD CLOSE, ENGLAND, WEST BYFLEET, KT14 6PP”, të vilës 1 milionë paund që ka deklaruar djali i tezes së saj, krye-tatimori Ceno Klosi.
Ja disa prova të tjera:
– Ceno Klosi është futur në administratën publike, në mars 2015, duke u emëruar Drejtor Ekonomik i OSHEE, që varet nga Belinda Balliku dhe ka qëndruar deri në qershor 2021, ndërsa 1 vit pas emërimit ka blerë shtëpi 200 mijë Euro me sipërfaqe 160 m2 në Tiranë.
– Më 28 maj 2021, ka blerë 2 shtëpi nga 154 m2+ 91 m2 verandë dhe nga 3 poste parkimi në Tiranë, me vlerë 280 mijë Euro secili; me goja një kredi në BKT ku ka gruan shefe, të cilën deklaron se e ka shlyer pas 1 muaji me kursime.
– Më 3 qershor 2021, pas fillimit të hetimit për sajimin e 200 milionë Euro humbje me bilance false në OSHEE, Ceno Klosi është larguar nga OSHEE dhe është emëruar Drejtor i Përgjithshëm Ujësjellës-Kanalizimeve, që varet nga vajza e tezes Belinda Balluku, ku rezulton se pas marrjes së kësaj detyre ka qarkullaur 770 mijë Euro me blerje banesash në Tiranë, Durrës, Himarë.
Pas 5 javësh drejtor te Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizmeve, që sipas KLSH kishte bërë 110 milionë euro korrupsion me tendera; më 22 tetor 2021, Klosi u emërua Drejtor i Përgjithshëm i Tatimeve ku është akoma.
Nëse SPAK do vendos të fillojë hetimin për këtë indicie konkrete, duhet të hetojë dhe Genti Klosin, vëllain e Ceno Klosit dhe djalë teze i Belinda Ballukut, që sipas bankave e regjistrave të Kadastrës disponon llogari të “majme” e pasuri të shumta, të vëna 7 vitet e fundit./Pamfleti