Ai ka bërë ditët e fundit një eksperiment social në rrugët e Tiranës teksa është veshur si lypës. Është endur në rrugët e kryeqytetit për të parë se si do ta trajtonin njerëzit dhe se si do të ishte jeta e tij gjatë këtyre ditëve. Po flasim për këngëtarin Besmir Sulaj.
Ai tregoi në “Wake Up” se është shtangur nga reagimet aspak të mira të njerëzve. “Kishte nga ata që më ofenduan, më shihnin me arrogancë ose ishin indiferentë. Kam takuar shumë lypsa të tjerë. Vura re që ata brenda komunitetit kishin një ndihmesë për njëri tjetrin.
Më pyetën a isha i ri në rrugë më thanë a kisha nevojë për të ngrënë. Ai donte të hiqte bukën e vetë për të ma dhënë mua,”- tregoi Sulaj.