Pas 21 Janarit, askush nuk mund ta kuptoi se përse Berishën e kishte kapur parnoja, se mnd ta ekzekutojnë me shpërthim, e për këtë ai nëpërmjet Ministrit të tij Flmur Noka kishte kërkuar masa më të forta sigurie.
Rruga “Mustafa Matohiti”, ku banonte kreu i qeverisë, ishte bllokuar. Asnjë makinë e paautorizuar nuk lejohej që të kalojë aty pa marrë më parë aprovimin e Gardës dhe policisë. E gjithë rruga ishte nën patrullimin e rreptë të Gardës së Republikës megjithëse godina ku ka apartamentin Berisha është vetëm një nga dhjetëra godina të rrugës. Gardistët të armatosur dhe sa herë që kryeministri apo anëtarët e familjes së tij hyn dilnin nga ndërtesa, ata dilnin në rrugë duke kontrolluar të gjithë perimetrin rreth makinës. Skenat ndonjëherë janë aq të habitshme për banorët sa të kujtojnë ish-Bllokun e udhëheqjes komuniste. Berisha kishte adoptuar për rrugën ku ndodhet shtëpia e tij të njëjtën mënyrë ruajtjeje me gardistë në një rreze shumë të gjerë dhe me tabela STOP!.
Por masat për ruajtjen e Berishës nuk përfundonin tek rruga “Mustafa Matohiti”, ato shtriheshin deri ne kryeministri. Me vendim të Policisë Rrugore ishte ndaluar parkimi edhe në rrugën “Papa Gjon Pali II”. Nga kryqëzimi i rrugës “Mustafa Matohiti” e deri tek kryqëzimi i rrugës “Ismail Qemali” nuk lejohej më parkimi i makinave. Edhe në krahun e shtëpisë së kryeministrit Muli kishte vendosur disa pengesa të Policisë Rrugore që ndalojnë makinat të qëndrojnë aty.
Masat e forta të sigurisë për kryeministrin Berisha ishin vënë re edhe në Kuvend. Gazetarët dhe personeli i Kuvendit, për herë të parë, kontrolloheshin edhe nga qentë anti-minë. Operatorëve në disa raste iu është kërkuar që të ndezin kamerat për të provuar se ato janë thjesht kamera. E njëjta situatë ishte paraqitur edhe në Parlament gjatë seancës plenare. Poshtë vendit ku ulej kryetari i qeverisë vendoseshin dy truproja të veçanta. Herë pas here dy truprojat ngriheshin në këmbë dhe qëndronin pa lëvizur përpara kryeministrit. Në raste të tjera Garda krijonte një gardh sigurie që qëndronin ndërmjet foltores dhe anëtarëve të qeverisë.
Qentë anti-minë ishin bërë shoqëruesit e përhershëm të kryeministrit pothuajse në të gjitha daljet e tij televizive. Sa herë që kreu i qeverisë ishte i ftuar në ndonjë studio, përpara tij paraqiteshin punonjësit e Gardës së Republikës që kontrollonin të gjithë ambientet. Ata shoqëroheshin edhe nga qentë që kontrollojnë një nga një zyrat. Pasi Garda bindej se çdo gjë është OK, atëherë kryeministri paraqitetjnë studio. Kjo ka ndodhur edhe në televizione që njihen si pranë kreut të qeverisë.
Pra Sali Berisha ishte i tmerruar pas vrasjeve të demostruesve në bulevard dhe çuditrish nuk kuptohej sepërse ekishte kapur paranoja që rreziku për jetën e tij ishte shpërthim. Natyrisht që asgjë nuk i ndodh por tani ai vazhdon të frikësohet sulmeve të mundëshme ndaj ka pas vetes një turmë badigardësh që akush nuk e di sw kush i paguan dhe eskortë me tre makuna të shtrenjta të blinduara Range Rover dhe Mercedes. /Tellalli.al