osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A e kanë arritur shqiptarët imunitetin e tufës? Epidemiologia jep përgjigjen që nuk e prisnim

A e kanë arritur shqiptarët imunitetin e tufës? Epidemiologia jep përgjigjen që nuk e prisnim

Nda dita e sotme nis aplikimin e testeve të shpejta për identifikimin e pacientëve të dyshuar si të prekur me COVID-19. Epidemiologjisë në ISHP, Eugena Tomini deklaroi në ABC se deri më 20 dhjetor përfundon trajnimi për kryerjen e këtyre testeve në nivel kombëtar.

“Deri në datën 20 dhjetor që është periudha e përfundimit të trajnimeve në nivel kombëtar. Ka filluar trajnimi i epidemiologëve në nivel kombëtar, por fillimisht fillon në Tiranë. Testi i shpejtë jo vetëm që ndihmon hetimin, por është edhe diagnostik 100%. Nuk ka nevojë për ritestim. Nxjerr anti-genin prandaj duhet të ketë një virulencë të lartë dhe kërkohet në 5 ditët e para. Do të jetë një testim i alternuar”, tha ajo.

Sipas Tominit aplikimi i testit të shpejtë do të sjellë edhe uljen e fluksit për testin PCR. Siç thekson ajo nga sot procedura do të jetë e alternuar mes testit të shpeshtë i cili është efektiv vetëm në 5 ditët e para dhe më pas me testin PCR.

“E gjithë ndërhyrja është për tu zbatuar në bazë. Fluksi mund të ketë sjellë vonimin e përgjigjes. Por ky boshllëk do të plotësohet me testet e shpejta. Ndërkohë që ulet paniku, qetësohet, drejtohet drejt izolimit”, tha epidemiologia.

E pyetur se si e përfitojnë qytetarët testin e shpejtë, ajo tha se sistemi do të jetë i njëjtë. Deri më datën 20 janë epidemiologët ata në varësi të rasteve të referuar, do të vlerësojë situatën epidemiologjike dhe pas datës 20 ndërhyn fuqishëm mjeku i familjes.

“Sistemi do të jetë i njëjtë. Deri më datën 20 janë epidemiologët ata në varësi të rasteve të referuar, do të vlerësojë situatën epidemiologjike dhe pas datës 20 ndërhyn fuqishëm mjeku i familjes. Në rast se kemi kaluar 5 ditë, testi i shpejtë nuk është efektiv dhe hyn PCR aktive në lojë sepse është një procedurë e alternuar”, tha Tomini.

Por si to të aplikohet testi i shpejtë në grupet e rrezikuara, si shtëpitë e të moshuarve? “Nëse do të kemi një rast në azile dhe nga hetimi epidemiologjik do të shikojmë që kemi shumë kontakte është e thjeshtë dhe mund të ndërhyhet për kryerjen e testit të shpejtë. Në grupet prioritare apo të riskut në varësi të asaj që mund të ndodhë ndërhyhet”, u shpreh Tomini.

Sa i përket imunitetit të masës, shefja e Epidemiologjisë në ISHP tha jemi ende shumë larg këtij stadi.

Realisht, situata e transmetimit të Covid, ne jemi në një nivel stacionar. Niveli ka qenë edhe më i lartë, para 6 apo 8 javëve. Aktualisht niveli i përhapjes është 1.09. 1.1 për qind. Pra, nivel stacionar.

“Është e vështirë të themi nëse e kemi arritur një imunitet të tufës. Jemi akoma larg. Masat e kombinuara, me shpresën e një vaksinë… të gjitha bashkë mund të sjellin imunizimin.”, tha Tomini.