Zgjedhjet lokale po afrojnë dhe mesa duket Parid Turdiu është një nga kandidaturat që synon Bashkinë e Tiranës. Silva Turdiu, volejbollistja e konsideruar si një nga vajzat më të zgjedhura të kohës, ish e fejuara e djalit të kryeministrit të Shqipërisë Mehmet Shehu, Skënder Shehu, mbështet publikisht kandidaturën e Parid Turdiut për kryetar bashkie në Tiranë. Silva Turdiu rrëfen se Paridi është vëllai i saj me të cilin ka 3 vite diferencë moshore ndërsa thotë se ka një program për transformimin e Tiranës, që s’e ka pasur asnjë kandidat tjetër deri më sot.
“Miq e të njohur, Gjatë viteve të miqësisë në FB vazhdimisht keni shprehur simpati e suport për mua e familjen time, dhe për këtë ju falenderoj përsëri. Parid Turdiu është vellai im, kemi tre vjet diference moshe. Paridi ka vendosur të ofrojë kandidaturen e tij për Kryetar Bashkie të Tiranes, i inkurajuar nga dëshira dhe nxitja e shumë e shumë të njohurve të tij në Tiranë e nepër botë, që e vlerësojnë dhe e njohin mirë. Shumë njerëz vazhdojnë të më pyesin “ A e ka Paridi seriozisht?!”
Një here mendova të bëj një shkrim prezantues per Paridin, por ku ka prezantim më të mire se postimet e tij ne FB. Vision i tij është krejt i qartë e frymëzues,Dhe po ashtu programi i tij për transformimin e Tiranës në një qytet bashkohor dhe optimist. Asnjë kandidat deri më sot nuk ka pasur program më eloquent e gjithëpërmbledhës. Paridi eshte brilliant, ka produktivitet mendor të jashtëzakonshem, është erudit, patriot e i pavarur politikisht. Por karakteristika më e spikatur e personalitetit të tij, është ndershmëria dhe vërtetësia; virtyte qe i ka shfaqur që në femijeri e i njoh shumë mire. Prandaj ju inkurajoj fortësisht të mbeshtesni Parid Turdiun për Kryetar Bashkie të Tiranës. Lexoni dhe shperndani postimet e Paridit me rrjetin tuaj të FB; Behuni “friends” ne FB dhe kontribuoni per fushaten e Paridit. Une jam me shumë fat që kam për vëlla këte njeri të jashtëzakonshëm, por ndjehem shumë entuziaste që ai po vendos dhuntite e kapacitetin e tij ne shërbim të Tiranës e Tiranasve”, shkruan Silva Turdiu.
Ndërsa vetë Parid Turdiu shkruan si më poshtë për këtë inisiativë:
Dikush me tha “nuk mund te zgjidhesh se te tjere provuan te dilnin me vehte, Milloshi, Bamiri Topi, Bojaxhiu, Ben Blushi”. Une mund te zgjidhem vetem nqs nje vale popullore kerkon NDRYSHIM. Une jam ndryshe. Ata jane pjese e establishmentit, une nuk jam. Si une nuk gjeni ne 500 vjet, krejt i pavarur, pa borxhe, pa detyrime, pa nevoje ekonomike. Vij nga dy familje te shquara. Jam tirons (eshte fjala per bashkine e kujt?)
Kam pasur nje jete me eksperienca te jashtezakonshme, sikur kam jetuar nje mije vjet: student, i persekutuar, punetor, emigrant, inxhinjer, manaxher, pronar, investor, ne 3 kontinente. E dij si jane njerezit dhe bota. Jam super inteligjent dhe i ditur, 5 gjuhe te huaja; 10 vjec dija 3 gjuhe. Kam jetuar 28 vjet ne Perendim, jete te vertete, jo me bursa te OJQ-ve. Jam super i sofistikuar, nga pikepamja kulturore dhe materiale. Pseudosofistikimet e tyre, me Libra, Nisma, Rilindja, konvertime ne fene protestante apo budiste, une i mendoja kur isha 20 vjec. Burrat e rritur kthehen ne baze, te gjerat e thjeshta, te mira. Trump, Xi, Putin nuk bejne hartime; i benin kur ishin studenta. Tani flasin shkurt dhe qarte.
Shi sa e qarte eshte risia qe dua te sjell: Silluni si e meson nena femijen: mos genje, mos vidh, mos shaj, mos u mburr, mos mbaj inat, mos kij zili, ndaje buken me shokun, bej detyrat. Bashkia duhet te jete jo partiake. Te gjithe qytetaret duhet te trajtohen njesoj. Asnje te mos diskriminohet. Pa vjedhje! Pa kult individi per kryetarin. Pa autoreklame: kryetari te lulja, kryetari te pema, kryetari me biciklete. Kufizim mandatesh. 4 vjet eshte mjaft per nje kb. Kryetari i ri te vazhdoje me punen dhe stafin e kryetarit te vjeter. Mjaft me kete pallaver, se gjoja bota fillon me zgjedhjen tuaj.