Dargavs në Osetinë Veriore, njihet si qyteti i të vdekurve. Kjo sepse fsheh qindra varreza, në të cilat janë varrosur njerëzit me të gjitha ‘të mirat’ e kësaj bote.
Fjala është për fshatin, i cili në shikim të parë duket idilik. Në skaj të fshatit dominojnë shtëpizat e gurta, të cilat janë ndërtuar mes shekujve XIV e XVI.
Megjithatë, shtëpitë idilike janë varreza në të cilat janë varrosur banorët e dikurshëm. Disa shtëpi kanë vetëm një kat, e disa edhe deri katër.
Për këtë vend tregohen shumë legjenda. Dikur është besuar se askush s’do dalë i gjallë nga Dargavsi. Prandaj, popullata lokale i është shmangur në hark të gjerë. Tregimtarët supozojnë se për këtë rrëfim është fajtore murtaja, e cila ka bërë kërdi në këtë vend në shekullin XVII.
Popullata lokale i ka dëbuar banorët e sëmurë në shtëpitë e gurta në kodër, nga të cilat nuk kanë guxuar të dalin deri në vdekje. Mu për këtë Dargavsin e quajnë “qytet i të vdekurve”.
Në varreza sot mund të gjenden para të vjetra. Familjet i kanë hedhur nga kodra në pus, me shpresë se me to do t’i godasin pllakat e gurta, sepse kjo do të thoshte se shpirti i të vdekurit ka përfunduar në parajsë.
Dargavsin sot askush nuk ka dëshirë ta vizitojë. Për këtë nuk kanë faj besimet e kota dhe rrëfimet lokale, po fakti se fshati ndodhet në një vend shumë të izoluar. Nga Vladikaukazi nevojitet një orë me makinë nëpër rrugë të paasfaltuar e me kthesa, që i dëbon edhe aventurierët më të pasionuar të udhëtimeve.