osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A duhet të ishte shpallur edhe familja e Enverit, e persekutuar nga regjimi komunist?!

A duhet të ishte shpallur edhe familja e Enverit, e persekutuar nga regjimi komunist?!

Kush tjetër, përveç atyre që u persekutuan, u pushkuatuan dhe u internuan në këtë vend gjatë viteve të diktaturës, mbeti pa e shpallur veten të persekutuar, apo të përndjekur politik.

Kush tjetër veç atyre, ata që nuk e falsifikuan të vërtetën në këtë vend dhe familjes së diktatorit Enver Hoxha?!

Dikujt i kanë pushkatuar dajën e nuses së xhajës, dikujt tjetër hallën e djalit të xhaxhait të tezes së nuses, dhe një tjetri i ka dalë i arratisur kushëriri i parë i shokut më të ngushtë të ushtrisë.

Në normalitet të plotë më të persekutuar nga regjimi i kaluar janë vetë-shpallur në këtë shumicë fenomenale, aq sa do t’i hapnin punë edhe Molierit ata që bënë karrierë në politikë, ose përfituan privilegje gjetkë. Mbi këtë normalitet të zakonshëm, a nuk duhet që edhe fëmijët e Enver Hoxhës të kërkojnë që të shpallen sot edhe ata të persekutuar nga regjimi komunist, pasi ai regjim iu pushkatoi burrin e hallës, Bahri Omarin.

A nuk ka ardhur normalisht koha që të thuhet edhe kjo e vërtetë, prej dy djemve dhe vajzës së Enverit, në një vend ku çfarë nuk është dëgjuar, thënë, bërë dhe realizuar, gjoja për atë që e quajnë pushtetin e popullit: demokraci?!

Në këtë vend ku rreth 70 për qind të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët paguheshin për vite dhe dekada nga taksapaguesit për të luftuar krimin dhe korrupsionin u shkarkuan nga detyra të lidhur me krimin dhe të përfshirë në afera korruptive. \

Krejt normalisht, pa shqetësuar askënd, disa prej tyre edhe arrestohen, por shumica kanë nisur punë në administratë, punojnë edhe si avokatë.

Këtu ku paguhen me paratë e shtetit edhe “specialistë” antidroge dhe “ekspertë” për të luftuar krimin, por sidomos me vënien në funksion të drejtësisë së re ata po bien çdo ditë në pranga si organizatorë të trafikut të drogës ose kapen duke pirë kafe me kriminelë. Normalisht këtu askush nuk shqetësohet.

Në këtë vend ku mbahen nga taksapaguesit me etiketën “ekspertë” dhe “specialistë” ekonomie me qindra dhe mijëra vetë, të cilët, kur flasin për nga “gjenialiteti” kalojnë dijetarët e Oksfordit, dinë gjithçka për ekonominë e botës dhe të vendit të tyre, veçse nuk e kanë idenë dhe nuk flasin dhe nuk shkruajnë kurrë për dy degët kryesore të ekonomisë së vendit të tyre: bujqësinë dhe turizmin.

Edhe ai që etiketohet “Eskobari i Ballkanit” nga bota që lufton krimin këtu pa u vënë “re” fare punon drejtor transporti dhe zotëron resorte turistike. Normalisht për “Eskobarin” që nuk e kanë identifikuar ende të huajt, askush nuk pyet se çfarë pune bën ai në këtë vend?

Vetëm në Shqipëri mund të mos e kesh përfunduar as shkollën e ciklit të ulët, por e gjen veten të diplomuar në universitet, merr edhe grada shkencore. Pas këtij fenomeni fshihet profesori që mban post të rëndësishëm në universitet. Falë pavarësisë për të cilin ai flet, shquhet edhe si analist i zhurmshëm, gradohet edhe deputet. Bën njëkohësisht tre profesione, e quan veten elitar gjithandej. Fare normalisht çdokush tjetër që kërkon një vend pune dhe e braktis i dëshpëruar vendin, pyet veten këtu: i kudondodhuri bën më mirë punën në universitet, në Tv, apo në Kuvend?

Këtu mund të shfaqesh në ekran për të gjetur burrë ose grua dhe kthehesh për një javë në “monument kulture”. E gjen papritur veten këngëtar, aktor, personazhin më të ndjekur mediatik të ditës. Për një muaj vetëm në këtë vend anonimët mund të hedhin “në erë” punën kolosale të një jete të tërë të çdo të riu tjetër të talentuar, i cili ka studiuar, ka punuar për t’u bërë artist, dikushi me vlera në jetë.

Në Shqipëri duhet të kesh qenë i dënuar, mundësisht për vjedhje, preferohet dënimi jashtë vendit, ose të kesh falsifikuar (emrin, diplomën, vendlindjen, familjen, të kaluarën). Akoma më mirë është të kesh trafikuar, mundësisht lëndë narkotike, por edhe vajza. Norma këto bazë për karrierë dhe sukses.

Këtu të thonë se duhet të dish anglisht dhe nëse di, nevojitet italishtja, ose nëse i di edhe ato të dyja, të kërkohet një gjuhë tjetër e BE-së, ndonëse 80 për qind e Administratës Publike nuk njohin rregullat elementare të gramatikës së Gjuhës Shqipe. Normalisht një test i thjeshtë e provon këtë dukuri dhe batërdi.

Këtu ka me qindra organe ligjzbatuese dhe shoqata turizmi, ndërsa vetën këtu detit i dalin pronarë në çdo cep të tij. Normalisht këtu “pronarët” e bregdetit bëhen shqetësim vetëm kur ka viktima dhe dëgjohen krisma. Në këtë vend funksionojnë me dhjetëra shoqata grash, por femrat dhunohen dhe vriten çdo ditë.

Hidhen para dhe diskutohet vazhdimisht nga OJQ-të që mbijnë si ‘kërpudha pas shiut’ për demokracinë, për të drejtat e njeriut, për arsimin, kulturën, ekonominë, shëndetësinë, por sa më shumë flitet për këto sektorë aq më keq shkojnë punët, sidomos me korrupsionin.

Këtu çdo vit 100 mijë të rinj aktivë janë duke ndjekur arsimin e lartë. Por ky vend nuk gjen dot juristë për t’i bërë prokurorë dhe gjyqtarë, tatimorë për të vjelur taksa dhe jo gjoba, mjekë për të kuruar pacientë, inxhinierë që të mos iu prishen rrugët pas një viti. Nuk gjen as specialistë tregu, për t’iu gjetur treg atyre të prodhojnë dhe kërkojnë të shesin produktet dhe shërbimet e tyre cilësore, përmes punës dhe dinjitetit, para se të falimentojnë.

Në këtë vend krimineli i dënuar me burg për jetë ia del për sjellje të mirë, i arrestuari për disa gram kanabis kalbet në qeli. Këtu këmbësorin e thjeshtë, e vrasin ata që ngasin makina lukzoze. Normalisht, këtu viktima shpallet fajtor.

Megjithatë, në këtë vend ka shumë djem dhe vajza, të rinj të talentuar dhe të rritur, njerëz të edukuar që nuk lodhen kurrë së punuari me dinjitet. Në këtë vend nuk lodhen kurrë as emigrantët që mbajnë familjet e tyre dhe kthehen të investojnë në Atdheun e tyre. Normalisht, këtu ata i quajnë “klasë punëtore”.

Molieri, po të jetonte sot, pa mëdyshje do të kishte gjetur parajsën në këtë vend. Hipokrizia e trajtuar prej tij te “Tartufi”, vëllimi i dytë, i tretë dhe me radhë, do të merrnin përmasa botërore dhe veprat e tij do të jetonin ndër shekuj. Shqipëria do të mund të përmendej normalisht edhe si një destinacion i mundshëm turistik. /Nga Aranit Muraçi