osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A duhej ta linte shtetësinë shqiptare djali i Bujar Nishanit?!

A duhej ta linte shtetësinë shqiptare djali i Bujar Nishanit?!

Konstanty Gebert është një gazetar dhe aktivist i të drejtave të hebrenjve në Poloni. Është ndër njerëzit hije që themeluan “Solidarnost”-in dhe e orientuan ideologjikisht atë.

E veçanta e tij është se nuk vinte nga shtresat armiqësore me komunizmin. Përkundrazi, babai i tij Bolesllav Gebert, me prejardhje nga një familje të mirëqenë ishte komunist me aktivitet në SHBA dhe themelues i PK-së amerikane, ideolog i komunizmit polak, dhe funksionar i lartë i tij dhe ambasador për periudha të gjata në SHBA dhe Turqi.

Kur e pyetën një herë Kostanty se, si ka mundësi që një fëmijë nomenklature u bë varrmihësi i saj, ai u përgjigj: “Duhet pyetur babai im se, si nga pinjoll i borgjezisë polake u bë shkatërrues i saj.” Nuk ka shpjegim më genuin për marrëdhëniet etër-bij dhe irracionalitetin e natyrave njerëzore. Berlingueri, ish-shefi i komunistëve italianë thoshte se, kontradikta e fundshekullit të 20-të ishte ajo mes brezave. Shkak për këtë gjykim protestat studentore të vitit ‘68.

Rasti i djalit të Bujar Nishanit nuk ka asgjë dramatike. Deri më sot askush nuk e ka dëgjuar si fëmijë problematik. Por edhe nëse do të ishte i tillë, nuk ka gjë më normale mes fëmijëve dhe prindërve. Bujar Nishani mund të jetë patriot dhe fëmija i tij globalist; babai mund të jetë demokrat i thekur dhe djali i majtë i bindur; i ati mund të jetë armik i Edi Ramës sikurse i biri fans i tij. Statistikat thonë se 20% e fëmijëve madje votojnë ndryshe nga prindërit. Asgjë jo normale nuk do të kishte në kundërshti, ashtu sikurse asnjë çudi nëse biri të ndajë të njëjtin mendim me babanë.

Si maxhoren, djali i Bujar Nishanit ka të drejtë të bëjë çdo zgjedhje, përfshirë lënien e shtetësisë. Kjo nuk e bën antishqiptar. Dhe as është një akuzë indirekte që babai i tij ka bërë një Shqipëri të keqe. Në këtë Shqipëri që kemi, jemi të gjithë aksionarë dhe të gjithë kemi hequr dhe vënë tulla. Aq më pak mund ta akuzojnë të majtët për rebelim, kur rebelimi ndaj etërve është në ADN-në e së majtës. Nëse djali i Nishanit do të kishte bërë një akt korruptiv apo me dëm social, do të ishte i kuptueshëm sulmi ndaj tij. Në të kundërt, merruni me babanë që ka marrë përsipër edhe kostot e luftës politike. Por lëreni të qetë një djalë të ri që thjesht kërkon të ndërtojë jetën e tij ashtu siç i pëlqen, si austriak apo shqiptar./Nga Dritan Hila