osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A do t’i kërkosh falje Francës për vaksinimin? Rama ia thotë troç: BE e la Ballkanin jashtë vaksinimit, si të lësh mëlçinë në xhep

A do t’i kërkosh falje Francës për vaksinimin? Rama ia thotë troç: BE e la Ballkanin jashtë vaksinimit, si të lësh mëlçinë në xhep

I pyetur nëse duhet t’i kërkojë falje Francës për deklaratën e tij krah BE në lidhje me procesin e vaksinimit, kryeministri Rama mbajti një qëndrim të prerë.

Kreu i qeverisë tha se në asnjë rast nuk kishte bërë akuza, por kishte dhënë mendimin e tij. Rama tha se ambasada franceze ishte mbështetur tek lajmet e përkthyera gabim nga ‘google translate’.

“Ca lidhje ka kjo? E para unë mund t’ja mirëkuptojë ambasadores franceze që të bjerë pre e përkthimit të gabuar, por ty s’ta kuptoj dot se e ke gjuhën e nënës di shqip.

Unë skam akuzuar Francën për asgjë. Kam sjellë një shembull. S’ka lidhje kjo Ergys. S’ka lidhje. Se po më the se të gjitha vendet e BE nuk kanë stok tani që flasim.

Unë thash “po mirë po ky Bashkimi Evropian s’ia jep dot 10 mijë doza, për sa kohë COVAX nuk po shfaqet?!” Fillojini vaksinoheni këta mjekë.

Pse duhet të rrijë gjyshja e Ambrozias dhe gjyqi yt të shoh se si vaksinohen ata jashtë?! Pse për këtë nuk duhet folur dhe për këtë pse duhet ti flas dhe ti kërkojë ndjesë Francës.

Unë nuk kam bërë një akuzë. Pse s’do japim opinion?! Pse ndiheni në faj ju se është shqetësuar BE? Apo ai koordinatori?!

Bëhet fjalë që BE të mos e linte jashtë një zonë në mes të vetvetes, se ka njerëz që se dinë që rajoni ynë rrethohet nga BE. Apo dhe ju se dini?

Se kufijtë tanë janë kufij të BE? Jemi si mëlçia në trup, këta duan ta mbajnë mëlçinë në xhep, mbahet mëlçia në xhep pa u infektuar? Mua më duket absurde!

Po ju ç’merak keni? Apo se reagoi ambasada, për shkak të një “lost translation” ose “perdu on traduction”. BE është shumë i madh dhe nuk është thjesht një çështje.

Merr një këshill nga unë që mos kini ngurrim që të thoni atë që mendoni kur mbroni interesin e vendit tuaj dhe parimshmërinë e profesionit tuaj. Do t’ju respektojnë më shumë edhe pronarët tuaj.”, tha Rama.