osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A do të përjashtohet Rudina Hajdari nga PD? Grida Duma jep përgjigjen që nuk pritej

A do të përjashtohet Rudina Hajdari nga PD? Grida Duma jep përgjigjen që nuk pritej

Rudina Hajdari dhe Myslym Murrizi janë dy deputetët opozitarë që refuzuan të digjnin mandatin. Ndërkohë që për Murrizin demokratët vendosën përjashtimin nga PD, për Hajdarin ende nuk është marrë një vendim.

Në lidhje me këtë është pyetur sot në emisionin “Top Talk” deputetja Grida Duma.

Deputetja e Pd iu përgjigj pyetjes mbi mundësinë e përjashtimit të Rudina Hajdarit, ashtu siç u veprua me Myslym Murrizin, i cili nuk pranoi të djegë mandatin e tij.

Rudina Hajdari është një nga të paktët deputetë të opozitës, që nuk e kanë dorëzuar mandatin e deputetit, si pjesë e një veprimi të përbashkët që ndërmorën forcat politike në minorancë. Në kohën kur opozita ndërmori aktin e “djegies” së mandateve, Hajdari nuk ndodhej në Shqipëri, por ndonëse është kthyer që të premten, ajo nuk ka qartësuar qëndrimin e saj. Megjithatë, nëpërmjet një reagimi të gjatë në llogarinë e saj në Facebook, Rudina Hajdari ka njoftuar se nuk është shprehur deri tani për shkak të problemeve shëndetësore dhe se shumë shpejt do të dalë me një qëndrim publik.

Duma u shpreh kështu për këtë çështje: “Nuk bëhet me mua ky diskutim. Marrja e vendimit për këdo është bërë në Kryesinë e PD-së, ku kolegët kanë marrë fjalën dhe kanë thënë mendimin e tyre individualisht. Unë besoj që ishte respektim statutor i statutit të ri (në rastin e Murrizit), ku është përfshirë edhe termi përjashtim. Nuk dua të shprehem personalisht për këtë vendim sepse është vendim nga forumet e partisë”.