“Gladiator 2” po vjen dhe Ridley Scott na njoftoi me një përditësim se në çfarë faze është realizimi i tij. Në 2018, u njoftua se regjisori kishte në plan të drejtonte dhe sillte për fansat një seri pasaardhëse të filmik epik e historik të dalë në vitin 2000.
Ngjarjet në serinë e dytë përqëndrohen rreth Lucius, djalit të Lucilla-s dhe nipit i Commodus, karaktere të luatura nga Connie Nielsen dhe Joaquin Phoenix në serinë e parë. Ko do të thotë se filmi është konceptuar nga autorët si një rrjedhë “legjitime” e ngjarjeve të “Gladiatorit” të parë dhe ato zhvendosen 25-30 vite më vonë në kohë.
“Kam Gladiatorin gati në radhë. Sapo të kem përfunduar me Napoleon-in, Gladiatori do të mbyllet”, tha Ridley Scott, 83 vjeç, i cili aktualisht është duke punuar për realizimin e një filmi për Napoleon Bonaparte, ku do të luajnë nga Joaquin Phoenix dhe Jodie Comer.
Në fund të këtij viti, Scott pritet që të hedhë në treg edhe “House of Gucci”, ku luan Lady Gaga, Al Pacino dhe Adam Driver.
Skripti për Gladiator 2 thuhet se po shkruhet nga Peter Craig, autor i skenarit edhe në filmin e pritshëm Top Gun Maverick.
“Gladiatori” i parë u publikua në vitin 2000. Në atë kohë ishte një hit, duke arkëtuar 460 milionë dollarë dhe fituar pesë çmime Oscar. Personazhi kryesor është Maximus Decimus Meridius, ish-gjeneral romak i shndërruar në skllav e gladiator, që në film luhet nga Russel Crowe.
Për momentin, një datë se kur del Gladiator 2 nuk ka ende./