osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A do ta zbardhë SPAK atentatin e Çopjave ndaj gazetarit Gjergj Zefi, dhe për llogari të kujt është kryer?!

A do ta zbardhë SPAK atentatin e Çopjave ndaj gazetarit Gjergj Zefi, dhe për llogari të kujt është kryer?!

Lidhja e puzzle të kësaj ngjarjeje kriminale, pra atentatit ndaj gazetarit që ndodhi në tetorin e vitit të shkuar, me veprimtaritë e tjera kriminale që po heton SPAK, si pasojë e komunikimeve në SKY, të çojnë në një realitet tjetër, pra që banda e Çopajve, është një grup kriminal që punon për llogari të trafikantëve dhe lobeve politike…

Në tetor të vitit të shkuar, gazetari Gjergj Zefi u godit gjatë një atentati të dhunshëm, pranë redaksisë së Pamfletit.

Autori i atentatit u arrestua dhe më pas u lirua nga Gjykata e Tiranës për mungesë provash.

Ndërkaq, në gjykatë, personi që u lirua deklaroi se çelësi i makinës së tij që është përdorur në atentat ishte lënë tek banaku i lokalit të Çopjave në Elbasan. Një fakt i qartë që tregon se ai ishte një prej ushtarëve të këtij grupi mafioz.

Ndërkaq, në vazhdën e operacionit që ka nisur këto ditë, SPAK, ka zbuluar edhe pjesë nga veprimtaria e grupit kriminal të Çopajve, një nga më të rrezikshmit në Elbasan.

E pikërisht tani është rasti, që me këtë hetim, Prokuroia Speciale të zbardhë edhe më tej ngjarjen kriminale të vitit të shkuar ndaj gazetarit dhe editorit të Pamfletit, Gjergj Zefi.

Tashmë është krejt e qartë se atentati u krye, u materializua nga banda kriminale e Çopajve, që dërguan ushtarët e tyre për të dhunuar gazetarin, gjë që e kreu në mënyrë barbare.

Por ende nuk dihet se kush qëndron pas urdhrit për të sulmuar Gjergj Zefin. Është rasti që SPAK të zbardhë atë grup kriminal apo politik që ka përdorur bandën e Çopajve për të dhunuar gazetarin e për t’i bërë presion Pamfletit.

Në Prokurori dhe në Policinë e Tiranës, janë pamjet me filmimet e personit që u arrestua, i cili shpjegon qartë lidhjen e tij me Çopajt e Elbasanit. Duke hetuar paralelisht edhe krimin ndaj Gjergj Zefit, SPAK mund të zbulojë më shumë në këtë ngjarje, rreth objektit që prokuroria Speciale ka në juridiksion për të hetuar, e që janë zyrtarët e lartë.

Lidhja e puzzle të kësaj ngjarjeje kriminale, pra atentatit ndaj gazetarit që ndodhi në tetorin e vitit të shkuar, me veprimtaritë e tjera kriminale që po heton SPAK, si pasojë e komunikimeve në SKY, të çojnë në një realitet tjetër, pra që banda e Çopajve, është një grup kriminal që punon për llogari të trafikantëve dhe lobeve politike.

Të cilët paguajnë kriminelët për të ekzekutuar apo sulmuar njerëzit që i kanë futur në rreth. Ndjekja e një vije të thjesht mund të çojë tek lepuri i madh që fshihet pas ferrës. Zbulimi dhe zbardhja e atentatit ndaj një gazetari, i bën nder vendit, e rrit edhe më tej besueshmërinë e drejtësisë sonë tek publiku, por edhe te institucionet ndërkombëtare./Pamfleti