Në Gjykatën Penale të Tiranës ka filluar të zhvillohet proçesi gjyqësor në lidhje me çështjen e bujshme, “Babale”, një skenar që zili do ta kishte zili edhe Hollivudi, ku është i përfshirë ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji, gazetari Jetmir Olldashi, Fredi Alizoti dhe i ashtuquajturi “Babale”, apo Albert Veliu.
Katër personazhe, të cilët rreth një vit më parë ngritën në këmbë opinionin publik duke sajuar një film aksion që fillonte tek ministri i Brendshëm në atë kohë, Fatmir Xhafaj, tek vellai i tij Agron Xhafaj, që shkonte deri te kryeministri dhe emra të tjerë drejtues të lartë të mazhorancës, por edhe të opozitës.
Në atë kohë “Babalja” dhe Alizoti mbaheshin nga PD si dy “xhevahire”, por më pas gjerat filluan të zbërtheheshin një e nga një. Tani, pasi çështja shkoi tek Krimet e Rënda, përfundoi tek Prokuroria e Tiranës.
Prokurorët akuzojnë Ervin Salianjin dhe gazetarin Olldashi, si personat që kanë inskenuar gjithë atë zhurmë dhe tymnajë të ngritur në lidhje çështjen “Babale”.
Por, çfarë po ndodh në Gjykatën e Tiranës dhe a po përpiqet Artan Gjermeni, njeriu që po shqyrton çështjen, për ta nxjerrë të pafajshëm Ervin Salianjin dhe mikun e tij gazetarin Olldashi?
Burimet janë të ndryshme, lajmet janë kontradiktore. Dikush pretendon se Gjermeni është i majtë, dikush pretendon se për shkak të mos kalimit të Vettingut mund të bëjë qoken e radhës tek Salianji, e kështu me radhë.
Por, në korridoret e Partisë Demokratike, zërat thonë se Salianji do të dalë i pafajshëm dhe se gjithçka me Gjermenin është mbyllur, nëpërmjet dy linjave të tjera.
Linja e parë, bazuar te opozitarët është një lidhje e përfaqësueve ligjorë të Salianjit që nga fillimi i procesit penal me gjyqtarin Artan Gjermeni.
LEXO EDHE: Grida Duma, personazhi që duhet në krye të PD
Një nga bashkëpunëtorët e Salianjit, i cili është në krah të tij dhe mbrojtës kryesor i tij ka një lidhje të fortë familjare me Gjermenin, çka çon në dyshime se mund të ketë marrë një premtim për pafajësi.
Një lidhje tjetër që ka rënë në duart e opozitarëve është edhe drejtuesi i Fokus Media, Irfan Hysenbelliu, i cili njihet për mbështetjen që ka ndaj Salianjit dhe ish-sekretares së tij Grida Duma. Kjo dyshe ka një suport të plotë mediatik nga mediat e Irfan Hysenbelliut.
Artan Gjermeni njihet për lidhjen e ngushtë dhe miqësinë e veçantë që ka me botuesin e mediave që nga ana tjetër është mik i ngushtë i Salianjit.
Këto janë dy tezat që qarkullojnë në korridoret e opozitës, për të nxjerrë të pafajshëm Ervin Salianjin.
Por, a do të mundet Gjermeni që ta nxjerrë të “palagur” ish-deputetin e PD-së, që ndezi flakë e zjarr një vit më parë politikën shqiptare.
Nga ana tjetër, teza se ai nuk kalon Vettingun, problemet me sistemin, janë një shans për Gjermenin, i cili shumë shpejt pritet të braktisë sistemin e drejtësisë.
Përtej çdo skenari “Babale” apo jo, tani gjithçka ka ngelë në dorën e Gjermenit. Gurët e shahut po luhen të gjithë. Salianji për pafajësi, dhe drejtësia për mosdrejtësi. Të shohim se çdo të ndodhë./ CNA.al