osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A do ta arrestoj Edi Rama ministrin Blendi Klosi dhe mikun e tij oligark Gjikuria?

A do ta arrestoj Edi Rama ministrin Blendi Klosi dhe mikun e tij oligark Gjikuria?

Një javë më parë nisi dhe sipërmarrja e re e qeverisë për zaptuesit e bregdetit, ku vet kryeministri Rama, lëshoi urdhërin e prerë, se kush nuk do të prish vullnetarisht ndërtimet pa leje pranë bregdetit, jo vetëm që kjo pronë e paligjshme do t’iu rrëzohet me gjithçka ka, por zaptuesit e bregdetit dhe ligjit, do të ndëshkohen sipas ligjit të ri për ndërtimet pa leje, që parashikon dënimin me burg.

Në fakt nisma e kryeministrit është për tu duartrokitur, por gjithmonë në secilën nisëm të qeverisë, është vepruar mbi modelin “njëri i nënës – tjetri i njerkës”. Për miqtë e Edi Ramës, që janë miq aferash pranë qeverisë, që vjelin çdo vit qindra miliona euro nga taksat e shqiptarëve, zbatimi i ligjit është tabu, kurse shkelja e tij dhe pandëshkushmëria është privilegj… i vetëm i tyre. Kurse miopia e treguar nga ana e organeve të drejtësisë dhe zbatuesit të ligjit si SPAK, Prokurori dhe nesër ndoshta BKH-së, që pritet të krijohet, është në nivelin më të lartë, aq sa shpesh dyshohet si “verbëri”.

Në muajin mars, ekskluzive.al publoi një investigim: EKSKLUZIVE/ Fshihen pas emrave të tjerë, kush janë ministrat dhe deputetët me vila milionshe në kompleksin e oligarkut Samir Mane?! Në këtë artikull, për dijeni të SPAK, Prokurorisë, edhe nesër të BKH, portali denoncoi me emra të gjithë ministra dhe ish-ministra, deputetë dhe ish-deputetë, guvernator dhe ish-guvernator të Bankës së Shqipërisë, të cilët kanë në zotërim ose “përdorim”, një vilë superluksoze në një nga plazhet më të bukura të bregdetit shqiptar, kosto e të cilës kap shifra marramendëse. Në këtë artikull të parë, nuk janë përmendur emrat e biznesmenëve që fshihen pas politikanëve apo zyrtarëve të lartë që jetojnë në këto vila.

Sot do përmendim emrat dhe do merremi ekskluzivisht me Blendi Klosin, Ministrin e Turizmit dhe Mjedisit, i cili me sa duket e ka keqkuptuar fjalën “turizëm” me “vandalizëm” dhe shkelje të rënda të ligjit, që nëse SPAK i Arben Krajas, do të kishte guximin të vepronte pas denoncimit të medias tonë, ai sot duhet të ishte në burg, e jo të pushoj i pashqetësuar në Vilën nr. 70, brenda resortit luksoz të Samir Manes, “Green Coast”, që ndodhet në Palasë, që kushton në vlerë reale, e jo ato që kompania pasqyron në letra, të paktën 500 mijë euro, e nëse përfundon dhe tyneli i Llogarasë, kjo vlerë do të dyfishohet ose trefishohet.

Ndryshe nga kolegët dhe miqtë e tij, që jetojnë brenda kompleksit luksoz, të fshehur pas emrave të biznesmenëve të njohur për afera me qeverinë, Blendi Klosi ka preferuar ta shkel ligjin me të dyja këmbët, nën emrin e oligarkut Florenc Gjikuria. Sipas burimeve të ekskluzive.al, ministri shkel ligjin me njërën këmbë duke jetuar në vilën e blerë nën emrin e oligarkut Gjikuria, për të cilën nuk e justifikon dot as duke pretenduar se jeton me qira… skemë kjo shumë e përdorur nga pushtetarë të korruptuar.

Ndërsa me këmbën tjetër, që është edhe më e rëndë për një ministër, veçanërisht i turizmit dhe mjedisit, të ndërtoj pa leje brenda kompleksit luksoz. Edhe pse vetë resorti i oligarkut Samir Mane është ndërtim pa leje, duke qenë se është ndërtuar mbi truallin e disa pronarëve të tjerë, duke pasur zhvendosje 28 metra mëposhtë planit dhe 65 metra më majtas pozicionit aktual, ministri i ka lejuar vetes të ndërtoj pa leje. Sipas burimeve të portalit, Klosi ka ndërtuar një kat nëntokë pa leje në vilën e tij, duke ndërhyrë në projektin e kompanisë ndërtuese!

Për ta bërë më të qartë për lexuesin, në të tilla sipërmarrje, pra resorte apo komplekse luksoze, lejen për të ndërtuar e merr vetëm kompania që zhvillon projektin, pra “ManeTCI”, pjesë e “Balfin Group” i Samir Manes, e cila duhet t’i qëndroj planit që i është aprovuar për ndërtim, edhe çdo ndërhyrje tjetër jashtë këtij plani është ndërtim pa leje. Por duke qenë se vetë resorti është ndërtim pa leje, sepsë është ndërtuar mbi truallin e pronarëve të tjerë duke zaptuar pronat e dal jashtë projektit, kush po pyet për një tjetër shkelje ligjore.

E rëndë është, se shkelësi i ligjit është pikërisht një Ministër Turizmi dhe Mjedisi, i cili në vend që të jetë “kapiteni” i ruajtjes së mjedisit, është i pari që e shkatrron atë, një ministër që në vend që të jetë “flamurtari” i zhvillimit të turzimit, është flamurtar i zhvillimit të vandalizmit. Ministër i një shteti pa ligj, ku organet flenë, jo se nuk e dinë se çfarë ndodh rreth tyre, por janë të frikësuar e të terrorizuar për të hyrë brenda këtij kompleksi.

Kryeministri Edi Rama një javë më parë u shpreh se: “Të gjithë ata që kanë zaptuar bregdetin duhet të lexojnë kodin penal, dhe të fillojnë t’i prishin vetë ato, pasi nga e hëna do të fillojë aksioni. Të gjithë do të ndalohen dhe penalizohen. Përfitoni nga këto ditë dhe hiqni ato që keni bërë, pasi jo vetëm do të shemben, por do të mbani edhe pasojat për ndërtimet pa leje. Kush nuk nuk e pastron vetë, do të paguajë edhe koston e pastrimit.”

Por çfarë parashikon ligji i ndërtimit pa leje për shkelësit e tij:

Ndërtimi pa leje dhe bashkëpunimi në ndërtim do të konsiderohet një vepër e rëndë penale dhe do të dënohet nga 1 vit deri në 8 vite burg. Po kjo vepër, e kryer në tokën publike, tokën shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga 1 deri në 5 vjet burg. Gjithashtu kur ka sjellë pasoja të rënda apo e kryer për qëllime fitimi dënohet me burgim nga 3 deri në 8 vjet.

Ndryshimet ligjore nuk kanë lënë pa përcaktuar edhe ndryshimet për kompanitë që marrin pjesë. Në nenin 199 pika B thuhet se: Cilido që ofron dhe kryen shërbime sipërmarrjeje, mbikëqyrjeje, zbatim punimesh në një ndërtim të paligjshëm, dënohet me burgim deri në 3 vjet.

Në vilën nr. 70 brenda resortit “Green Coast” është ndërtuar pa leje, nga “qiraxhiu” Blendi Klosi, pronari Florenc Gjikuria apo ndërtuesi Samir Mane, kjo nuk ka asnjë rëndësi… ligji e parashikon qartë dënimin për pronarin dhe kompaninë ndërtuese, kurse për “qiraxhiun” i duhet SPAK të parashikoj dënimin e tij./Ekskluzive.al