osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A do shpëtojnë peshqit e mëdhenj?! SHBA-BE u janë vënë pas: Shumica e politikanëve i kanë fshehur paratë në kompani offshore!

A do shpëtojnë peshqit e mëdhenj?! SHBA-BE u janë vënë pas: Shumica e politikanëve i kanë fshehur paratë në kompani offshore!

Paratë e pushtetarëve shqiptarë jashtë vendit janë ngritur gjithmonë si shqetësim. Sipas një raporti të siguruar nga gazeta, vetëm përgjatë vitit 2017 kanë dalë plot shtatë miliardë dollarë nga Shqipëria drejt vendeve të tjera. Edhe në raportet e herëpashershme të Drejtorisë së Pastrimit të Parave të Pista shihet me shqetësim kjo pjesë. Paratë e pjesës më të madhe të politikanëve të nxjerra jashtë Shqipërisë janë të fshehura kryesisht në kompanitë offshore dhe në banka. Një gjë të tillë e konfirmuan ditën e djeshme  avokati Spartak Ngjela së bashku me ish-kryetarin e Shërbimit Informativ Shtetëror, Fatos Klosi.

Spartak Ngjela deklaroi se partnerët ndërkombëtarë SHBA-BE jo vetëm kanë rënë në gjurmët e parave të të korruptuarve, por nga momenti në moment pritet që të sekuestrohen për t’ia kthyer popullit shqiptar. Sipas tij, amerikanët kanë gjetur në kompani offshore mbi pesë miliardë euro të pushtetarëve tanë, ndërsa pritet që kjo shumë të rritet në vijim. “Ndërkombëtarët jua kanë gjetur paratë në offshore atyre. Unë kam të dhëna që ju kanë gjetur mbi pesë miliardë euro dhe amerikanët kanë deklaruar që me këto pesë miliardë euro dhe më shumë që do t’i gjejmë korrupsionit shqiptar, do të fillojmë rikonstruksionin e Shqipërisë.

Do t’ia kthejmë popullit shqiptar, pra do të sekuestrohen dhe do t’i kthehen vendit. Është mendim amerikan ky. Jua kanë gjetur nëpër offshore, mbi 5 miliardë euro dhe kanë thënë që tani e tutje do t’jua marrim, do t’jua konfiskojmë dhe do t’i investojmë në të mirë të popullit shqiptar në ekonomi. Ata nuk shpëtojnë dot më”, u shpreh avokati Spartak Ngjela.

Reagimi i Fatos Klosit

Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi deklaroi dje se nuk është diçka e pamundur që pushtetarët tanë të dërgojnë paratë jashtë Shqipërisë. Mirëpo ai ngriti si shqetësim mënyrën sesi do të gjurmohen dhe sekuestrohen këto pasuri. Në prononcimin për gazetën, Klosi theksoi se një gjë e tillë mund të arrihet vetëm nëse në këtë proces na asistojnë edhe partnerët ndërkombëtarë, njëjtë siç u bë me vetingun në drejtësi.

“Edhe mund të kenë dërguar para jashtë, nuk është e habitshme. Por gjurmimi dhe sekuestrimi i tyre do të jetë i mundur vetëm nëse ata që ne i quajmë dhe i konsiderojmë i partnerë ndërkombëtarë që na ndihmuan për procesin e vetingut në sistemin e drejtësisë, të na ndihmonin edhe për procesin e vetingut në politikë”, tha ai. Fatos Klosi shtoi se paratë e njerëzve me pushtet janë të fshehura mirë nëpër banka e për këtë arsye duhet që nisma kundër tyre të jetë e menduar mirë dhe me cilësi e këmbëngulje.

“Ne nuk i kemi mundësitë që t’i kontrollojmë të gjitha bankat dhe ata që i kanë çuar paratë jashtë nuk është se nuk janë menduar përpara si, qysh, ku do t’i fshehin, si do t’i fshehin, kështu që duhet një kualitet më i lartë se ata i njerëzve që do të hetojnë për këtë problem në mënyrë që të ketë një rezultat pozitiv për këtë punë. Unë e shikoj suksesin e kësaj gjëje nëse partnerët ndërkombëtarë, ata që u përpoqën deri tani për ta çuar deri në fund procesin e vetingut, mund të përpiqen edhe për këtë pikë. Këto gjëra janë shumë të lidhura, politika, drejtësia, biznesi, oligarkët janë shumë të lidhura.

Asnjëra nga fushat, nëse do të hetohet e vetme, nuk do të jepte rezultat. Duhet të punohet në të gjitha drejtimet paralel dhe me të njëjtën këmbëngulje dhe me të njëjtën cilësi në mënyrë që t’i dilet në fund procesit shumë të vështirë të korrupsionit”, përfundoi Fatos Klosi. /Mimoza Ibra