osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A do hakmerret Ina Rama me Adriatik Llallën dhe a do t’i verifikohet pasuria ish-kryeprokurorit?!

A do hakmerret Ina Rama me  Adriatik Llallën dhe a do t’i verifikohet pasuria ish-kryeprokurorit?!

sh-Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla u tërhoq nga procesi i Vetting-ut, por pavarësisht kësaj figura e tij mund të verifikohet sërish. Kjo do të vendoset nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ku pjesë do të jetë dhe ish-kryeprokurorja Ina Rama.

Kolegji i Posaçëm i Apelimit i është përgjigjur interesit të Report Tv lidhur me trupën gjykuese që do shqyrtojë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili ndërpreu Vettingun për ish-kryeprokuroin e Adriatik Llalla. Sipas KPA, kryesues i seancës do jetë gjyqtari Sokol Çomo, relator Luan Daçi  dhe me relatorë Ina Rama, Albana Shtylla dhe Ardian Hajdari.

“Lidhur me pyetjen tuaj të parë, trupa gjykuese e caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me subjektin Adriatik Llalla, është si më poshtë vijon: Kryesues: Sokol Çomo, Relator : Luan Daci, Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari”, thuhet në përgjigjen e KPA.  

Komisioni i Posaçëm i Apelimit sqaron ndërkohë se “subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës”. Ndërkohë ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla. Pyetjes së Report Tv se veç ankimit ndaj z.Llalla komisioneri publik ka paraiqut një tjetër ankim apo subjektet e prekura nga Vettingu kanë paraqitur ankimim, Kolegji i Posaçëm i Apelimit u përgjigj se nuk ka asnjë ankim tjetër deri më tani.

Përgjigjja e KPA për gazetarin e Report Tv, Arsen Rusta 

Përshëndetje z.Rusta!

Lidhur me pyetjen tuaj të parë, trupa gjykuese e caktuar me short për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik në lidhje me subjektin Adriatik Llalla, është si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator : Luan Daci

Anëtarë: Ina Rama, Albana Shtylla, Ardian Hajdari

  1. Lidhur me pyetjen tuaj të dytë: Subjekti Adriatik Llalla do të njoftohet lidhur me nisjen e shqyrtimit të çështjes ndaj tij, kur të caktohet data e seancës.
  2. Ende nuk është caktuar data e seancës për shqyrtimin e ankimit të Komisionerit Publik mbi procesin e rivlerësimit të subjektit Adriatik Llalla.
  3. Deri në këtë moment, Kolegji i Posaçëm i Apelimit nuk ka marrë ankime të tjera nga Komisioneri Publik mbi vendimmarrje të KPK-së.

Duke ju falënderuar për bashkëpunimin

Por si përfundoi ish-kryeprokurori në Kolegjin e Posacëm të Apelimit?
Rreth dy muaj më parë Llalla paraqiti një kërkesë për dorëheqie pranë presidencës dhe komisionit të pavarur të kualifikimit duke hequr dorë nga statusi i gjyqtarit të apelit që fitoi pas postit të kryeprokuririt. Dorëheqja e tij u pranua dhe sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese Vettingu ndaj Llallës u ndërpre. Por vendimin e KPK-s e ka ankimuar komisioneri publik i cili kërkon që ky proces të mos ndërpritet por ti shkohet deri në fund.

Ndërkohë, përballjen me drejtësinë Llalla duket se nuk do ta ketë të lehtë. Kjo pasi Prokuroria e Durrësit ka regjistruar procedim penal për disa akuza si “fshehje pasurie” si dhe “mosdeklarim të shumave të parave në pikat e kalimit kufitar”. Objekt i hetimit do jetë pikërisht nëse Llalla është larguar me para me vete përmes aeroportit të Rinasit për në Gjermani, ku mësohet se po strehohet.