Meta e ka shpallur të padëshirueshëm ambasadorin e OSBE-së Bernd Borchardt pas disa veprimeve që i konsideron të papranueshme. Por nëse i referohemi akuzave të tij atëhere i pari person që duhet të shpallet i padëshirueshëm është përfaqësuesi i SHBA-së për Ballkanin Palmer dhe zv.ambasadorja amerikane Leyla Moses-Ones dhe gjithë ambasadorët e huaj të cilët as që folën për pelivanllëqet e Metës me datën e zgjedhjeve, duke kërkuar me insistim që zgjedhjet të zhvilloheshin me 30 Qershor.
Kjo e bëri Metën faktor të pavlefshëm dhe opozita e tij e rrugës e drejtuar me papërgjegjshmëri nga gruaja e tij dhe Lulzim Basha, të përfundoj jashtë sistemit të pushtetit ekzekutiv. Ndaj është tërbuar kryekëmboraxhiun, duke i humbur dhe arsyen, për detyrimet që ka ndaj postit që mbanë dhe e ka “trimëruar” të shpalli “non grata” shumë shpejt, pse jo edhe zv. ambasadoren amerikane, kur Borchardt nuk ka bërë as më pak dhe as më shumë, atë që kanë bërë gjithë trupat diplomatike në Shqipëri…njohjen e zgjedhjeve të 30 Qershorit.
Në letrën dërguar Zyrës së Asamblesë Parlamentare të OSBE-së në Kopenhagen, Meta shkruan: “Bernd Borchardt, i cili vuri në diskutim Dekretin e Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta për zgjedhjet vendore në Shqipëri të muajt qershor 2019 dhe që publikisht i tregoi gishtin qytetarëve (astirsave) nuk është i mirëpritur në Institucionin e Presidentit të Republikës”. /Ekskluzive.al