osmaniye escort
1xbet betist supertotobet
ladesbet
bahis siteleri casino siteleri
tesbih
deneme bonusu veren bahis siteleri
Ankara EscortKızılay EscortÇankaya EscortAnkara EscortEryaman EscortSincan EscortEtimesgut EscortElvankent EscortBatıkent Escort
antalya haber
deneme bonusu veren siteler
casibom giriş
istanbul escort istanbul escort bayan
izmir escort
canlı bahis siteleri
casibom
bahis siteleri
casibom
girne casino
ekrem abi starzbet
casibom giriş
Casibom

A bën me hile zoti Lam (Vetingu)?! Konfirmon në detyrë prokurorin Muçi: IKP ankimon vendimin për mos justifikim pasurie të tij!

A bën me hile zoti Lam (Vetingu)?! Konfirmon në detyrë prokurorin Muçi: IKP ankimon vendimin për mos justifikim pasurie të tij!

Institucioni i Komisionerëve Publikë (IKP) ka apeluar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, i cili konfirmoi në detyrë Prokurorin e Krimve të Rënda, Besnik Muçi, në kuadër të procesit të vettingut.

Sipas Komisionerit Publik, vendimi i KPK nuk është i drejtë, pasi subjekti i rivlerësimit nuk justifikon burimet financiare të shpenzimeve dhe kursimeve.

Njoftimi i plotë i Komisionerit Publik:

Komisioneri Publik, brenda afatit ligjor, ushtroi ankim në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit pranë Gjykatës Kushtetuese, kundër vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, për subjektin e rivlerësimit z. Besnik Muçi, Prokuror në Prokurorinë e Gjykatës së Shkallës Parë për Krime të Rënda, Tiranë.

Shkaqet përcaktuese për të cilat Komisioneri Publik çmon se ky vendim i Komisionit nuk është i drejtë, qëndrojnë në vlerësimin se subjekti i rivlerësimit dhe personat e lidhur me të nuk arrijnë të justifikojnë bindshëm burimin e ligjshëm të të ardhurave dhe pasurive, referuar nenit D/3, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 30, të ligjit nr. 84/2016. Subjekti i rivlerësimit nuk justifikon burimet financiare të shpenzimeve dhe kursimeve për vitet: 2003, 2004 dhe 2005, si dhe gjendet në kushtet e mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarimit të pamjaftueshëm të saj, referuar nenit D, pika 1 dhe 5, të aneksit të Kushtetutës dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016.

Komisioneri Publik, në zbatim të kompetencave të njohura nga neni C dhe F, i aneksit të Kushtetutës dhe në referencë të neneve: D dhe F, të aneksit të Kushtetutës, neneve 30-34 dhe nenit 61/3, të ligjit nr. 84/2016, kërkon nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit që, në përfundim të gjykimit të çështjes në seancë publike, të vendosë ndryshimin e vendimit nr. 58, datë 1.8.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe të shkarkojë nga detyra subjektin e rivlerësimit, z. Besnik Muçi.

Mbështetur në pikën 1, të nenit 16, të rregullores së Institucionit të Komisionerëve Publikë, ankimi është publikuar në faqen zyrtare të këtij institucioni: www.ikp.al

Institucioni i Komisionerëve Publikë është ngritur dhe funksionon në bazë të nenit 179/b dhe aneksit të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, dhe ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.

Komisionerët Publikë përfaqësojnë interesin publik gjatë procesit të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë.