Kryeministri Edi Rama tha se Basha duhet të bëjë propozime konkrete. Rama tha se nëse Basha ka ide, të vijë dhe të propozojë konkretisht.
“Do të ishte mirë që Lulzim Basha dhe forcat politike të mos bënin propozime si ata propozimet si reforma zgjedhore ose reforma në drejtësi. Të bëhen sugjerimet haptazi. Ne po bëjmë një garë me kohën e jo me njëri-tjetrin, një garë me emocionet e rënda që përjetojnë njerëzit, e natyrisht edhe një garë me të ardhmen, që të ngrohemi më të fortë se ishim më përpara. Basha të vijë dhe të bëjë propozimet në tavolinë.
Nëse Basha ka ide, të vijë dhe të propozojë konkretisht”, tha Rama.